INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ndryshim i madh po vjen në Facebook Messenger

Një ndryshim i madh po vjen në Facebook Messenger

Publikuar më: 11:14 20-02-2016

Reklamat mund të jenë shumë shpejt pjesë e bisedave tuaja në Facebook.

Rrjeti social po planifikon që të prezantojë reklamat në Facebook Messenger në fund të këtij viti. Të dhënat vijnë nga një dokument sekret të zbuluar nga TechCrunch.

Sipas dokumentit në fjalë, origjina e të cilit mbetet e panjohur, bizneset do të jenë në gjendje të dërgojnë reklama në formë mesazhesh tek përdoruesit e Facebook, të cilëve u kanë dërguar më parë një të tillë.

Në mënyrë që të përgatiten për ndryshimin, në dokument shkruhet se, kompanive u është rekomanduar që t’u dërgojnë njerëzve mesazhe sa më parë, në mënyrë që të përfitojnë nga platforma e re.

Gjatë viteve të fundit, Facebook e ka kthyer shërbimin e chat –it në një formë të lehtë kontakti sidomos për kompanitë, të cilat e kanë më të lehtë t’i kontaktojnë konsumatorët me Messenger sesa nëpërmjet email – eve.

Të kontaktuar nga TechCrunch drejtuesit e Facebook nuk kanë pranuar ta komentojnë këtë lajm.

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672