INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një mashkull në Shqipëri për të gjuajtur një femër bën këto gjëra. Ja çfarë më tregoi njëra!

Një mashkull në Shqipëri për të gjuajtur një femër bën këto gjëra. Ja çfarë më tregoi njëra!

Publikuar më: 14:34 03-05-2018
Nga Anisa Bega
 
Nga bisedat e ndryshme që dëgjojmë me shoqërinë, një nga gjërat që më bëri përshtypje ishte mënyra që zgjedhin meshkujt në vendin tonë për t’u futur në bisedë me një femër që pëlqen.
Marrim rastet kur janë në të njëjtin lokal ose club. Prej vitesh dëgjoj, që edhe meshkujt ankohen nga “femrat e vështira”, që mezi presin t’u flasësh dhe në momentin që afrohen ato bëjnë si të vështira. Ndërsa kur pyet femrat, pse silleni kështu dhe na ana tjetër ankoheni që nuk ju afrohet njeri dhe s’po gjeni dikë që ja vlen dhe si përfundim mbeteni beqare ose shprehja e vjetër “na ngelët në derë”, e argumentojnë në këtë mënyrë.
 
Njëra dikur më tha që kur një djalë i ofroi një pije, kjo ia pranoi. Deri këtu jemi në rregull, por në rastet kur ajo thjesht pranon pijen, kjo nuk do të thotë që ai duhet të qëndrojë i ngjitur në tavolinën e saj, pasi bëhet i bezdisshëm për atë dhe shoqërinë e saj. Pra si përfundim, nëse dikush të ofron një pije, je e detyruar të qëndrosh gjatë gjithë kohës me të. Por, jo o zotëri, ti qofsh i respektuar për pijen, por s’ta ka njeri borxh të sakrifikojë mbrëmjen dhe të qëndrojë me ty! Më pas, edhe të ofendojnë që ti nuk i kushtove kohën që ai dëshironte, sepse ai pagoi pijen dhe ti duhet të paguash kohën tënde. Lëreni tjetrën të vendosë vetë, nëse dëshiron të qëndrojë me ju, jepini ndonjë numër kontakti dhe gjërat rrejdhin vetë . Respektoni kohën dhe zgjedhjen e të tjerëve dhe mos impononi.
 
Ndërsa, një histori tjetër ishte edhe kjo: afrohet ai djali dhe direkt fillon dhe flet çfarë pozicioni ka në punë, sa para ka, çfarë makine ka, ku e konsumon drekën, sa lekë ka kushtuar ora e tij, etj. Kjo vajza, sapo ishte kthyer nga Londra, sepse studionte atje prej vitesh dhe në fund i tha: E kujt i plasi?
Reagimi i fytyrës së atij, nuk kishte të paguar. Ajo më pas, shtoi se biseda e tij nuk ishte njohëse, por shiti mend se çfarë ai zotëronte, pa e pyetur askush. Ndoshta femrat këtu këtë gjë duan të dinë, pra pasurinë e tij dhe shtëpitë e ndryshme në bregdet për disa pushime “qyl”.
Ajo i tha se jashtështetit, edhe super “bos” të jetë tjetri, as nuk e jep veten fare se fundja pasuria është e tij dhe nuk i plas askujt se çfarë ke ti. Nëse dëshiron të shkosh në ndonjë shtëpi publike, paguaj një femër dhe kaq.
 
Pse e kemi kaq të theksuar, këtë pjesën e shitjes mend ne shqiptarët?! Kur do e kuptojmë, që njerëzit kanë edhe vlera të tjera përveç llogarisë bankare. Çdo gjë është në kohën e vet, por mos u ankoni më pas që gjithë femrat janë njësoj materialiste, sepse këtë model i shfaqni edhe ju. 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0040950775146484