INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një lajm i mirë dhe një i keq për fansat e ‘Piratëve të Karaibeve’! Do të rikthehet filmi por pa…[FOTO]

Një lajm i mirë dhe një i keq për fansat e ‘Piratëve të Karaibeve’! Do të rikthehet filmi por pa…[FOTO]

Publikuar më: 19:54 26-12-2018

Pas shumë thashethemesh, shefi i produksionit kinematografik të “Disney”, Sean Bailey ka konfirmuar zyrtarisht që shtëpia kinematografike po punon për një ribërje të “Piratëve të Karaibeve”, sagës aventuriere me protagonistin historik Johnny Depp.

Mirëpo, sipas një lajmi të njoftuar nga “Hollywood Reporter”, Depp nuk do të jetë më pjesë e sagës, skenari i ri i së cilës do të shkruhet nga Rhett Reese dhe Paul Wernick.

Motivi i përjashtimit, sipas producentit, është sjellja e energjive të reja në vazhdimin e sagës, ndërsa ende nuk është zbuluar se kush do ta marrë rolin e Depp.

Zërat që qarkullojnë thonë që të bëhet fjalë për një protagoniste femër me emrin Redd, e cila do të jetë gjithashtu një pirate. Që këto ditë, është vënë re prania e saj si personazh në ambientet zyrtare të “Disneyland”.

 johhny.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816