INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një këngë në shqip për tregun botëror? Gazetari zbulon sekretin e Era Istrefit në studio, dëgjoni këngën e re [VIDEO]

Një këngë në shqip për tregun botëror? Gazetari zbulon sekretin e Era Istrefit në studio, dëgjoni këngën e re [VIDEO]

Publikuar më: 14:55 11-11-2018

Era Istrefi është një ndër vajzat më me fat shqiptare dhe ndër ato më me stil, saqë bëri që e gjithë bota të kthejë sytë nga ajo. Edhe pse zhduket për një kohë të gjatë, ajo deri tani ka shumë projekte që bota po i dëgjon si 'Bonbon', 'Redrum', 'I love Yous', Live it up', 'Origami', 'Oh God' dhe së fundmi dy bashkëpunime mjaft të fuqishme 'Purpose' me Jonas Blue dhe 'Anything More' me Steve Aoki.

Por ka edhe projekte të tjera qëEra po punon dhe disa edhe i ka përpunuar, thjesht po pret kohën e duhur për t'i publikuar. Mirëpo fansat e saj tashmë janë 'çmendur' për të dëgjuar një tjetër produksion muzikor nga këngëtarja dhe në internet po qarkullon edhe një këngë tjetër nga këngëtarja shqiptare, por shumë pak e kanë dëgjuar.

Këtë fundjavë në emisionin Fun Day me moderatore Fatma Methasani në IN Tvkanë qenë të ftuar dy gazetarët e showbiz-it, Xhulia Karavella nga Gazeta Express dhe Armend Dumbo nga inlife.al. Ky i fundit ka zbuluar për Fun Day se Era vjen në bashkëpunim me Hitimpulse dhe kënga do të titullohet 'Where's Your Love Boy" dhe do të përfshijë edhe gjuhën shqipe, edhe pse do jetë dhe për tregun botëror. Një pjesë të këngës e dëgjoni edhe në videon më poshtë./inlife.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836