INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një grup turistësh bllokohen në kanionet e Holtës, dyshohet se një vajzë ka humbur jetën

Një grup turistësh bllokohen në kanionet e Holtës, dyshohet se një vajzë ka humbur jetën

Publikuar më: 17:38 14-07-2019

Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar këtë pasdite në kanionet e Holtës në Gramsh. 

Fatmirësisht janë shpëtuar 4 turistë, teksa vijojnë kërkimet për tre persona të tjerë.

Dyshohet se një vajzë është gjetur e mbytur.

Dyshohet se shkaku i bllokimit të tyre të jetë rritja e shpejtë e nivelit të ujit për shkak të shirave që kanë rënë gjatë natës dhe përrenjve që derdhen në kanionin e Holtës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, emergjencat dhe zjarrfiksja. Vetëm nga spitali i Gramshit janë nisur drejt vendit të ngjarjes 3 ambulanca.

Article Logic
Execution time: 0.0043990612030029