INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një gjel deti në Eurovizion? Këto janë veshjet më të çuditshme ndër vite në festivalin europian të këngës [FOTO]

Një gjel deti në Eurovizion? Këto janë veshjet më të çuditshme ndër vite në festivalin europian të këngës [FOTO]

Publikuar më: 16:01 15-05-2018

Festivali i këngës në Eurovizion ka përfunduar përsëri. Konkursi vjetor muzikor nuk dështon kurrë në argëtimin e masave; spektatorë nga e gjithë bota gozhdohen para televizorit për të kënaqur sytë me disa nga performancat më të çuditshme që mund të dëshmohen ndonjëherë në televizion.

Fokusi kryesor supozohet të jetë talenti i këngëtarëve, ose mungesa e këtij të fundit. Në shumë raste, shikuesit nuk kanë zgjidhje përveçse të mahniten nga performancat ose nga zgjedhja e veshjes së konkurrentëve.

Sot ne do të fokusohemi te veshjet më të çuditshme.

Nga veshja e frikshme e bandës hard rock Lordi te pantallonat seksi të grupit lituanez InCulto, këto janë 10 veshjet e pazakonta të Eurovizionit ndër vite.

 

Lordi

Lordi bëri një kthesë në histori në 2006-ën, pasi ishin artistët e parë Finlandez që fituan Eurovizionin. Gjithashtu, grupi i parë hard rock. Ata fituan me këngën e tyre “Hard Rock Hallelujah”.

 lordi.jpg

 

Verka Serduchka

Në 2007, Andriy Mykhailovych Danylko përfaqësoi Ukrainën si alter egoja e tij femërore Verka Serduchka, duke zënë vendin e dytë.

2.jpg

Jedward

Dyshja e muzikës pop, Jedward, që u bënë të famshëm mbas serisë së gjashtë të The X Factor, përfaqësuan Irlandën në Eurovizion në vitin 2012 për herën e dytë rradhazi.

 jedward.jpg

 

Sfilatë alla Eurovizion

Në 2016, Eurovizioni u hap me një sfilatë mode. Modelët sfiluan të veshur me kostume të cilët dukeshin (ose ishin) të bëra me letër higjenike.

sfilata.jpg

 

'Buranovskiye Babushki'

6 anëtaret e grupit 'Buranovskiye Babushki' përfaqësuan Rusinë në Eurovizionin e vitit 2010 ndërkohë që kishin veshur rroba tradicionale të femrave Udmurt. Ato zunë vendin e tretë.

buranovskiye-babushki.jpg

 

Jamie-Lee Kriewitz

Jamie-Lee Kriewitz përfaqësoi Gjermaninë në Eurovizionin e 2016-ës kur ishte vetëm 18 vjeç, duke performuar këngën e saj “Ghost”.

JamieLeeKriewitzEurovisionSongContestEd1Itnn8mpZl.jpg

 

Wig Wam

Grupi metal Wig Wam performuan si përfaqësues të Norvegjisë në Eurovizionin e 2005-ës, duke zënë vendin e nëntë.

 Wig-Wam-eurovision-56541.jpg

 

Dustin the Turkey

Në 2008-ën, Dustin the Turkey (Dustin Gjeli i Detit), një marionetë, përfaqësoi Irlandën, por arriti vetëm në gjysëm finale.

 dustin_the_turkey.jpg

 

InCulto

Grupi lituanez InCulto, arriti finale e Eurovizionit në 2010-ën, dhe në më pak se një vit më vonë bënë të ditur ndarjen e grupit.

 in_culto.jpg

 

Scooch

Grupi i popit Scooch, u zgjodhën për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkaur në 2007-ën, duke performuar këngën e tyre “Flying the Flag (For You)” ndërkohë që ishin të veshur si stjuardesa.

scooch.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547