INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një fytyrë e pastër dhe e hidratuar, Bella Hadid  zbuloi sekretin e shkëlqimit të fytyrës së saj...[FOTO]

Një fytyrë e pastër dhe e hidratuar, Bella Hadid zbuloi sekretin e shkëlqimit të fytyrës së saj...[FOTO]

Publikuar më: 12:36 16-01-2019

Nëse do të shohim fotot e Bella Hadid në tapetin e kuq do të vëmë re se fytyra e saj duket çdo herë dhe më e pastër.

Sipas modeles, produktet që është duke përdorur për momentin, e kanë ndryshuar lëkurën e saj përgjithonë dhe këtë e zbuloi me një foto në Instastory. “Një puthje e madhe për @bbsturm @drbarbarasturm jo vetëm sepse është një femër e fuqishme, por edhe sepse ndryshoi fytyrën time përgjithmonë me produktet e saj”.

xfgjhndgj.JPG

Ajo gjithashtu shtoi: “Nuk është një reklamë, thjeshtë e vërteta”. Dr. Barbara Sturm është një nga dermatologet më të njohura në të gjithë botën. Produktet e saj minimaliste për lëkurën mund t’i gjeni në produktet e çdo grimieri, apo në çantën e VIP-ave. Më parë, modelja ishte shprehur se nuk i pëlqenin shumë trajtimet e fytyrës, por mesa duket Bella vërtetë ndihet mirë me produktet e Dr. Barbarës.xdfjtgjftkf.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111