INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një fushatë elektorale ndryshe, kandidati kërkon vota në faqet pornografike

Një fushatë elektorale ndryshe, kandidati kërkon vota në faqet pornografike

Publikuar më: 14:28 15-05-2019

Misioni i një fushate elektorale është që të fitojë sa më shumë votues duke përcjellë mesazhet e duhura dhe origjinale. Dhe një mesazh shumë origjinal ka zgjedhur të jap një kandidat në Danimarkë.

Olsen kandidat i Partisë Liberale ka zgjedhur të publikojë fushatën e tij në një faqe pornografike. Dhe slogan i tij është, “Pasi keni përfunduar argëtimin, votoni Lokki”.

“Në faqe të tilla ka shumë njerëz,prandaj mendova se mund të ishte shumë argëtuese të bëjë reklamë në një site pornografik”u shpreh kandidati.

41-vjeçari, i cili u bë i famshëm në vend ppasi fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Athinës 2004, tani është kandidat në Partinë Liberale për fituarnjë vend në parlamentin danez pas zgjedhjeve të 5 qershorit.

"Unë e di se shumë do të shqetësohen, asgjë nuk mund të thuhet tani pa u zemëruar. Si politikan unë jam një njeri serioz, por këtë fushatë unë e bëra për të qeshur.Unë kam një ndjenjë humori dhe dua të kënaqem. Njerëzit janë të lodhur nga posterat e zgjedhjeve të zakonshme dhe fjalimet e zakonshme," u shpreh kandidati.

Në fakt, në profilin e Facebook të politikanit, tifozët  kanë nisur një garë me sloganin origjinal.

Article Logic
Execution time: 0.003093957901001