INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një film me Elvana Gjatën, Ermal Mamaqi zbulon detajet e reja [FOTO]

Një film me Elvana Gjatën, Ermal Mamaqi zbulon detajet e reja [FOTO]

Publikuar më: 11:20 27-08-2018

Lajmi se Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata do të ishin bashkë në në film, u bë publik para pak kohësh. Por nuk u zbulua asgjë më shumë se kaq. Ndërsa këtë herë është vetë Mamaqi ai qw zbulon edhe më shumë detaje interesante rreth filmit të realizuar nga ‘Mamaqi Production’. ‘Filmi prodhohet nga Kompania ‘Mamaqi Production’ në bashkëpunim me Elvana Gjatën. Ideja e këtij filmi lindi pikërisht nga Elvana, si një dëshirë për të pasur një film të dy. Menjëherë po atë natë jam ulur të shkruaj pikat e para të skenarit që ka filmi.Eshtë historia e një çifti me të ardhura mesatare. Një dasëm, një muaj mjalti që shkon për dreq, dhe.... duhet të vini ta shihni!Në role të tjera janë Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori dhe Blerim Destani.Filmi del në dhjetor në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.’, ka zbuluar Mamaqi.

-640-0-5b83010841b03.jpeg

-640-0-5b830109ce639.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217