INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një dhuratë për Elhaidën… nga një kryeministër

Një dhuratë për Elhaidën… nga një kryeministër

Publikuar më: 17:40 16-04-2018

Një buqetë me lule për Elhaida Danin. Dhe jo një buqetë e zakontë.

Mesa duket këngëtarja shqiptare ka bërë për vete me zërin e saj edhe kryeministrin e Rusisë Dimitry Medvdev.

Këngëtarja ndodhet në Rusi ku është duke performuar në shfaqjen ‘Katedralja e Parisit’ dhe mesa duket një nga spektatorët ka qënë edhe kryeministri rus.

Ishte vetë Elhaida që mes postimit në Instagram na rrëfen se kryeministri Medvedev I ka dërguar një buqetë me lule.

‘E nderuar që mbrëmë pas shfaqjes mora këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Medvedev” shkruan Elhaida, krahas fotos me trëndafilat e dhuruar.

elhaida.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439