INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një destinacion i ri turistik i shtohet Shqipërisë. Zbulohet shpella e veçantë në Elbasan

Një destinacion i ri turistik i shtohet Shqipërisë. Zbulohet shpella e veçantë në Elbasan

Publikuar më: 16:08 27-05-2018

Punimet për hapjen e një guroreje në fshatin Klos të Cerrikut duket se ka nxjerr në pah një zbulim të jashtëzakonshëm. Kjo është një shpellë në një shkëmb të Klosit ndërsa stalaktitet që ndodhen këtu mendohet të jenë mijëra vjeçare.
Sipas shoqatës Alb Natyre kjo shpellë mbartë vlera të mëdha dhe duhet të mbrohet nga dëmtimet pasi është një zonë turistike që i shtohet vendit Elbasanit dhe vendit tonë.
Ndërkohë që paraprakisht vetëm dy javë nga zbulimi i saj ka nisur të marr dhe dëmtimet e para nga banorët e zonës dhe nga nxënëset shkollave të cilët në mënyrë të papërgjegjshme lejohen të hyjnë në këtë shpellë.
Shpella të tilla të krijuara nga natyra në botë janë shndërruar në destinacione të rëndësishme turistike, por siç është bërë zakon tashmë në Shqipëri çdo gjë shkatërrohet ende pa nisur.

Article Logic
Execution time: 0.0033969879150391