INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një bateri ekologjike, e përbërë nga letra

Një bateri ekologjike, e përbërë nga letra

Publikuar më: 14:41 15-08-2018

Në të shkuarën janë bërë përpjekje të shumta që të krijohet një bateri ekologjike e përbërë me material letre.

Por shkencëtarët kanë hasur gjithmonë me vështirësi në prodhimin e një baterie të tillë , pasi nuk kanë patur kapacitetet e mjaftueshme.

Ata gjithmonë ngrinin pyetjen: Një bateri ekologjike e përbërë nga letra me të vërtetë do të jetë e riciklueshme?

Por frika dhe dyshimet janë lënë pasi një grup shkencëtarësh në SHBA kanë krijuar baterinë e së ardhmes, me material ekologjik. Eksperimenti u mbikëqyr nga Universiteti në New York.

Po si është e përbërë kjo bateri e cila do të ndihmojë mjedisin ku jetojmë?

Biobateria bazohet në një hibrid të letrës dhe polimere të projektuara. Polimeri është një makromolekulë, ku molekulat përbëhen nga njësi të njëjta që lidhen me njëra-tjetrën me anë të lidhjeve kovalente.

Një kombinim i tillë i letrës dhe makromolekulave garantojnë formën ekologjike të baterisë.

Kërkuesit shkencorë verifikuan se bateria degradohej në ujë dhe një proces i tillë nuk kërkonte kushte speciale, apo ndërhyrje në mikroorganizma të tjerë.

Për më tepër garantojnë kërkuesit letra dhe polimeri janë të lehta, fleksibël dhe low-cost.

“Ka një rritje dramatike të mbetjeve elektronike ndërsa bateria jonë mund të jetë një mënyrë e jashtëzakonshme për të nisur reduktimin e pajisve të tilla. Hibridi I krijuar prej nesh vërteton një raport më të madh shpenzim/ fuqi krahasuar me bateritë që ekzistojnë sot" u shpreh një nga kërkuesit e eksperimentit.

Article Logic
Execution time: 0.0032742023468018