INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një bashkëpunim me Eleni Foureira? Këngëtarja shqiptare në hapat e parë në tregun ndërkombëtar, publikon projektin e parë në anglisht [FOTO]

Një bashkëpunim me Eleni Foureira? Këngëtarja shqiptare në hapat e parë në tregun ndërkombëtar, publikon projektin e parë në anglisht [FOTO]

Publikuar më: 18:47 24-06-2019

Në fillim të këtij viti Samanta Karavello publikoi këngën e saj “Vonë” në bashkëpunim me Elinel, që edhe pse kanë kaluar disa muaj vazhdon të mbetet hit. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe duket se me të njëjtën Samanta do të tentojë të përfshihet në tregun ndërkombëtar.

Ajo ka publikuar versionin anglisht të kësaj kënge, i cili është projekti i saj i parë internacional. Version i ri i këngës “Vonë”, mban titullin “My heart’s song”. Samanta ka punuar me kompaninë e njohur “Panik Entertainment Group” që merret kryesisht me menaxhimin e artistëve grek, duke përfshirë dhe Eleni Foureira.

Ku i dihet në një të ardhme mund të kenë një bashkëpunim mes Samantës dhe Elenit, pasi kjo e fundit ka përkrahur këngëtarët shqiptarë. Pse jo mos shihni dyshen në një bashkëpunim më vonë dhe si duket nga ana e Samantës do të kemi një përgjigje pasi ajo e ndjek Foureira-n në Instagram.

Tani shijoni “My heart’s song” nga Samanta!

Këto kohë Samanta nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, por ky projekt i fundit shpjegon gjithçka. Artistët shqiptarë e dinë shumë mirë çfarë vlere ka industria e muzikës botërore, ndaj Samanta nuk është e para këngëtare që tenton për suksesin në këtë treg.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032920837402344