INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një 20-vjeçar mbytet tek Currilat. Policia jep detajet e para

Një 20-vjeçar mbytet tek Currilat. Policia jep detajet e para

Publikuar më: 15:20 13-06-2018

Një 20-vjeçar me inicialet E.L ka humbur jetën ditën e sotme në ujërat e detit Adriatik ne Durrës.

I riu banues në qytetin bregdetar është mbytur në det rreth orës 13.50, në zonën e Currilave.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I riu është viktima e dytë për këtë fillim muaji. Më 2 qershor, një 22-vjeçar u mbyt tek Gjiri i Lalëzit teksa lahej në det.

Article Logic
Execution time: 0.0031371116638184