INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin xhirimet! Luana Vjollca bashkëpunon me këngëtarin e famshëm, ylli botëror përshëndet SHQIP! [FOTO]

Nisin xhirimet! Luana Vjollca bashkëpunon me këngëtarin e famshëm, ylli botëror përshëndet SHQIP! [FOTO]

Publikuar më: 15:05 09-07-2019

Luana Vjollca nuk di të ndalet me sukseset e saj në muzikë. Duket se bjondja bukuroshe e ka marrë seriozisht karrierën në muzike, kjo pasi ka publikuar klipe të njëpasnjëshme.

Së fundmi ishte motra e saj Marina Vjollca, e cila paralajmëroi se Luana shumë shpejt do të ketë sukses në arenën ndërkombëtare.

“Imagjino ç’duhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time”.- shkruante Marina. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një artist shqiptar, por për një të huaj.

Sipas burimeve të GazetësExpress, Luana Vjollca po vjen në bashkëpunim me artistin e njohur australian Faydee.

Ai është ylli i këngëve “Can’t let go”, “Habibi, i need your love”, “Maria”, “Love in Dubai”, që kanë qenë hite edhe tek publiku shqiptar.

Dyshja momentalisht po xhiron klipin i cili me sa duket do të jetë shumë veror. Këngëtari publikoi dje një foto nga Prishtina, ku shkruante në gjuhën shqipe: “Mirmëngjes!”.

prishtin.jpg

 

Ndërsa sot, Faydee ndodhet në Vlorë, nga ku na ka dhuruar disa pamje fantastike të detit. 

vlore.jpg

Ndërkohë në një foto të saj në instastory, Luana u shpreh se ka patur xhirime që në 6 të mëngjesit, por nuk është se ka treguar detaje të tjera.

 

merruni.png

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.008408784866333
    array(1) { ["section"]=> string(105) "nisin-xhirimet-luana-vjollca-bashkepunon-me-kengetarin-e-famshem-ylli-boteror-pershendet-shqip-foto-98198" }