INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin reshjet e para të dëborës, flet meterologia: Do të ketë reshje dhe...

Nisin reshjet e para të dëborës, flet meterologia: Do të ketë reshje dhe...

Publikuar më: 13:32 16-11-2018

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje dëbore për fshatin turistik Dardhë në Korçë.

Në një raportim për mediet meterologia Lajda Porja është shprehur se reshje dëbore do të ketë dhe të martën në Juglindje të vendit. Ndërsa në zonat e tjera do të ketë reshje shiu. Meterologia theksoi se muaji nëntor do të mbyllet i paqëndrueshëm.

''Në pjesën e dytë të javës dhe në fund të muajit kemi rritje temperatush dhe shira. Me shira më të dendur parashikohet dita e martë. Ditët e tjera do të kemi shira me intensitet të ulët. Ndërsa në zonat juglindore do të ketë reshje bore. Parashikohet që pas datës 25 do të kemi një rritje të intensitetit të reshjeve. Muaji nëntor do të mbyllet i paqëndrueshëm'', u shpreh ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0026791095733643