INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin ndryshimet për inteligjencën artificiale. Robotët dhe njerëzit do 'arsimohen' me idenë që të bashkëpunojnë

Nisin ndryshimet për inteligjencën artificiale. Robotët dhe njerëzit do 'arsimohen' me idenë që të bashkëpunojnë

Publikuar më: 18:35 16-04-2018

Zhvillimet e shumta teknologjike apo inteligjencës artificiale kanë frikësuar qeveritë dhe njerëzit.

Politikanë të shteteve të ndryshme kanë deklaruar se inteligjenca artificiale mund të sjell dhe fundit e njerëzimit pasi nëse ato bien në duar e terroristëve mund të përdoren për efekte shkatërruese.

Ndërsa njerëzit kanë një tjetër frikë, sipas një sondazhi në SHBA nga Gallup 75% e të rriturve kanë frikë se në të ardhmen robotët do ti lënë ata pa punë.

Bazuar në këto reagime Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të marrë disa masa, shkruan intv.al

Dhoma e lordëve ka përgatitur një raport etik në të cilën zhvillimi i inteligjencës artificiale duhet të kontrollohet, thënë ndryshe dhe robotët duhet të programohen me vlera etike.

Kurse njerëzit duhet të arsimohen dhe rriten me frymën se si të kenë një bashkëpunim me robotët dhe të mos i shohin si armiq, por miq të cilët do ju vijnë në ndihmë.

Sipas tyre një edukim i tillë si për njerëzit dhe robotët do zbus efektet negative dhe panikun që është përhapur nga këto makineri.

Komiteti i Inteligjencës Artificiale të Dhomës së Lordëve në Britani ndër të tjera ka theksuar se bota po ecën dhe se duhet të përshtatemi me të rejat duke i kthyer ato në dobi për njerëzimin./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445