INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin kualifikueset e ''Euro 2020''/ Uniformat e reja dhe masat e policisë, gjithçka gati për Shqipëri - Turqi

Nisin kualifikueset e ''Euro 2020''/ Uniformat e reja dhe masat e policisë, gjithçka gati për Shqipëri - Turqi

Publikuar më: 16:25 21-03-2019

Ndërkohë që në ditën e sotme kanë filluar ndeshjet e para kualifikuese për në “Euro2020” gjithçka po bëhet gati për sfidën midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Policia e Shtetit ka publikuar masat që do të ndërmarrë për këtë ndeshje në qytetin e Shkodrës. Si gjithnjë do të bllokohen lëvizja dhe parkimi i automjeteve në rrugët përreth stadiumit.

Ndërkohë, policia ka bërë apel që tifozët të paraqiten në orën 17:00 me mjet identifikimi dhe nuk lejohen sendet metalike dhe ato piroteknike.

FSHF ka publikuar ditën e djeshme edhe uniformat e reja për këtë kompeticion, ku shihet se shqiponja në bluzë ka marrë një trajtë tjetër më të gjerë.

Gjithashtu ekipi i Turqisë është akomoduar në ditën e sotme në Shkodër, ndërsa kombëtarja jonë pritet të udhëtojë ditën e nesërme nga Durrësi.

Panuçi ka vendosur që ekipi do të bëjë edhe një test gjeneral përpara ndeshjes, ndryshe si veproi në Ligën e Kombeve, ku lojtarët liheshin pushim.

54415265_2024655167633702_5619232522266214400_n.jpg

54432626_2024655394300346_1637983458770812928_n.jpg

tre-uniformat-e-kombetares.jpg

fanellat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042941570281982