INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani përplaset me Ramën për mencën e Qytet Studentit! Ish presidenti, do ta padis

Nishani përplaset me Ramën për mencën e Qytet Studentit! Ish presidenti, do ta padis

Publikuar më: 15:05 19-01-2019

Ish presidenti Bujar Nishani do të padisë për shpifje Kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të këtij të fundit sot në Qytet Studenti, që tha se: “vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mencën në Qytet Studenti”.
Ish presidenti në FB, sqaron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.
“Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish-presidentit është pronar i ish mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty,” shkruhet në njoftimin e Bujar Nishanit.

Article Logic
Execution time: 0.0041229724884033