INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis protesta e opozitës, Kryemadhi: Ekspertiza e video-përgjimit të bëhet në praninë e Bashës dhe Xhafës

Nis protesta e opozitës, Kryemadhi: Ekspertiza e video-përgjimit të bëhet në praninë e Bashës dhe Xhafës

Publikuar më: 10:24 26-05-2018

Sikurse ishte parashikuar në orën 11:00 nisi edhe protesta e opozitës.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në nisje të protestës së opozitës deklaroi se qëllimi i tubimit të sotëm është largimi i kryeministrit Edi Rama, pasi Xhafaj sipas saj është një pikë uji në oqeanin e zullumit të kësaj qeverie.

‘Mendoj se është shumë e qartë për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët dhe Ramën në progres Raportin, janë 37 faqe që ka vetëm 7 kusht, që i përmbledh në një që duhet të ikë Edi Rama. Krimi dhe korrupsioni e kushtëzojnë hapjen e negociatave.

Të gjithë kërkojnë largimin e Ramës. Largimi i Ramës dhe Xhafës është paketë. Faktet për Xhafajn janë të qarta, por kjo nuk është cështja kryesore, është një pikë në oqeanin e llumit dhe zullumit që ka instaluar Rama. Largimi i Ramës do u japë shpresë shqiptarëve. Sfida e Xhafajt për Bashës? Unë nuk jam eksperte e kësaj gjeje, por video është e qartë, përsa i përket zërit e kanë Xhafajn dhe personin që kanë përgjimin dhe ta bëjnë ekspertizën në praninë e Bashës dhe Xhafajt' u shpreh kryetarja e LSI-se.

Article Logic
Execution time: 0.0030660629272461