INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis festa luksoze e ditëlindjes së Renee-s. Shikoni pamjet e para [FOTO]

Nis festa luksoze e ditëlindjes së Renee-s. Shikoni pamjet e para [FOTO]

Publikuar më: 16:55 15-05-2017

15 Maji është një ditë shumë e lumtur për familjet Istrefi dhe Berisha.

Sot feston ditëlindjen vajza e dy këngëtarëve të njohur, çiftit Robert Berisha dhe bashkëshortes së tij Nora Istrefi. Çifti i njohur gjithmonë kanë dëshmuar se janë shumë prindër të përkushtuar. Ata këtë e kanë treguar më së miri për të gjithë fansat e tyre në rrjetet sociale. E natyrisht nuk ka pasur si të mungojë një festë e bukur për vajzën e tyre të bukur. Që nga fillimi gjithçka është dekoruar si më së miri. Në hyrje të shtëpisë shkruhet “Mirëserdhe në ditëlindjen e Renee”. Ndërsa nga brenda duket si ndonjë festë për princeshë, shkruan intv.al. Një tortë e bukur e gjithcka e zbukuruar me të kuqe. Këtë e ka bërë të ditur tezja e Renee-s, këngëtarja e njohur me famë botërore Era Istrefi. Ajo kishte postuar disa fotografi nga kjo festë e bukur në profilin e saj në Snapchat. “Beba jeme ditëlindjen sot”, ishte ky mbishkrimi që kishte lënë Era. Gjithashtu edhe Nora ka postuar 2 foto ne Insta Story. Shikoni fotografitë më poshtë dhe do mahniteni nga pamjet./intv.al/

WhatsApp_Image_2017-05-15_at_16.59.01.jpeg

WhatsApp_Image_2017-05-15_at_16.59.03.jpeg

WhatsApp_Image_2017-05-15_at_17.02.56.jpeg

WhatsApp_Image_2017-05-15_at_17.02.57.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0030839443206787