INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nikos Kotzias: Nuk ka pushime, pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Nikos Kotzias: Nuk ka pushime, pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Publikuar më: 13:09 13-06-2018

Nikos Kotzias, ministri i jashtëm grek ka deklaruar se nuk ka pushime nëse nuk zgjidhen problemet me Shqipërinë.

Sipas mediave të vendit fqinjë kjo deklaratë është bërë gjatë takimit që ministri ka realizuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Moske, teksa ka shprehur kënaqësi të madhe për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë.

“Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë. Ndodhemi në procesin e zgjidhjes se problemeve që rezultojnë se janë pa zgjidhje prej 70 vjetësh. Para se të shkoj me pushime besoj se do të jenë zgjidhur, në të kundërt nuk do të ketë pushime”- tha Kotzias.

Article Logic
Execution time: 0.0019800662994385