INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nicole Scherzinger dhe Cheryl 'betejë' për rolin si juri në X Factor [FOTO]

Nicole Scherzinger dhe Cheryl 'betejë' për rolin si juri në X Factor [FOTO]

Publikuar më: 16:57 10-11-2017

Ish anëtarja e Pussycat Doll po kërkon sërish të jetë në jurinë e X Factor.

Flitet se Nicole Scherzinger dhe Cheryl Tweedy do të duhet të konkurojnë njëra- tjetrën për të siguruar një vend këtë vit në juri. Më parë 39 vjeçarja, Nicole, kishte lënë të kuptohej se do ta linte pas rolin si anëtare e jurisë për t'u përqëndruar në karrierë dhe Cheryl ishte parë si një zëvëndësuese e mundshme. Megjithatë, mendohet se ylli i skenës po kërkon të rikthehet çka do të thotë se dyshja do të ketë një përplasje kokë më kokë për të patur vendin e duhur. "Do të doja të rikthehesha nëse ata do të më donin pjesë të programit" ka thënë Nicole  e ftuar në Jonathan Ross Show. Ndërkohë, flitet se Cheryl është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate 1.5 milionë paundë që të rigjallërojë show-n, shkruan The Sun.

ITV-Gala-2017-London.jpg

Cheryl-and-Simon-on-X-Factor.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019409656524658