INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nico Rosberg fiton lehtësisht në garën e Rusisë

Nico Rosberg fiton lehtësisht në garën e Rusisë

Publikuar më: 15:55 01-05-2016

Nico Rosberg mori sot fitoren e katërt sezonale në po kaq gara të zhvilluarta në Botërorin e Formula 1, duke triumfuar në pistën e Sochi, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Rusisë. Një garë ku dominimi i pilotit gjerman me Mercedes ishte absolut, duke zhvilluar një farë me vete, i pashqetësuar nga rivalët. Madje rivalët e tij vijojnë të jenë të pafat këtë sezon, pasi kërcënimi kryesor, Vettel, u tërhoq që në xhiron e parë , duke e mbyllur garën pa asnjë pikë dhe ndoshta i thotë që sot lamtumirë titullit kampion.

Rosberg udhëheq renditjen e Botërorit me 100 pikë të plota. I dyti u rendit sot shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton, që la pas finlandezin e Ferrarit, Kimi Raikkonen. Në vendin e katërt dhe të pestë u renditën Bottas e Masa me Williams, që lanë pas Fernando Alonso me McLaren, një rezultat fantastik i pilotit spanjoll.

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555