INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nicki Minaj tenton të vrasë me thikë ish të dashurin? [FOTO]

Nicki Minaj tenton të vrasë me thikë ish të dashurin? [FOTO]

Publikuar më: 15:05 16-08-2018

Ish i dashuri i Nicki Minaj, Safari Samuels pretendon se këngëtarja është përpjekur ta vrasi me thikë. “Të kujtohet nata që më lëndove dhe kur pothuajse vdiqa, policia dhe ambulanca duhej të më sillnin në spital. Duhej t’i gënjeja dhe t’u tregoja se u përpoqa të vrisja veten në mënyrë që të mos të merrnin në burg. Kur gjëra të tilla fillojnë të përsëriten, është koha që të largohen”, ka shkruar Samuels në Twitter.

saferee-samuels-tweets-7407.jpg


Mirpo këngëtarja iu përgjigj duke thënë se ai po gënjente dhe se ishte pikërisht ai që i vodhi kartën e kreditit në kohën kur ishin në romancë. Ajo shprehet se Zoti do ta dënojë dhe i kërkon atij që të ndalet dhe mos thotë më gënjeshtra.


Nicki Minaj kishte akuzuar më parë Samuelsin se me paratë e saj kishte paguar prostituta gjatë kohës që ishin në një marrëdhënie.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032370090484619