INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ngrin” edhe Teatri Kombëtar

“Ngrin” edhe Teatri Kombëtar

Publikuar më: 12:43 11-01-2017

Deri më datë 15 janar nuk do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar asnjë shfaqje. Ngricat që kanë përfshirë mbarë vendin, kanë prekur edhe Teatrin. Nëpërmjet një njoftimi publik në facebook, Teatri Kombëtar bën të ditur se kaldajat që bëjnë të mundur ngrohjen e tij janë jashtë funksionit, për shkak të ngrirjes së tubacioneve që furnizojnë me ujë kaldajat.
Njoftimi i Teatrit Kombëtar në facebook:
“Teatri Kombëtar ju njofton se për shkak të temperaturave shumë të ulëta të këtyre ditëve, ngrica ka prekur tubacionet që furnizojnë me ujë kaldajën e Teatrit, duke e bërë të pamundur funksionimin e saj. Për këtë arsye shfaqjet e programuara për datat 12-13-14-15 Janar nuk do të jepen. I kërkojmë ndjesë publikut dhe rishihemi së shpejti në sallën e Teatrit Kombëtar”!

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264