INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjyra që mbase e keni urryer aq shumë, po kthehet në trendin e sezonit…[FOTO]

Ngjyra që mbase e keni urryer aq shumë, po kthehet në trendin e sezonit…[FOTO]

Publikuar më: 16:25 12-01-2019

Nëse keni menduar që ngjyrat pastel janë ato që do të mbizotërojnë këtë vit, e keni gabim. Ky është viti neonit ose më saktë e jeshiles neon. Shumë prej jush mund të mos e preferojnë dhe t`iu duket se ka dalë nga moda, por na lejoni t`ju themi që kjo do të jetë një ndër ngjyrat mbizotëruese të këtij viti. E kemi parë dhe do ta shohim nëpër pasarelat e modës, si dhe te personazhet e njohur, të cilët e kanë përqafuar menjëherë këtë trend.

Kendall Jenner është besnike e kësaj ngjyre dhe së fundmi një pjesë e madhe e veshjeve të saj kanë qenë jeshile neon. Edhe Bella Hadid u fotografua me një jelek në këtë ngjyrë, të cilin e kishte veshur sipër një veshjeje totalisht të bardhë.

Nëse edhe ju jeni gati të guxoni, provoni ta vishni jeshilen neon duke e kombinuar me veshje me ngjyra neutrale. Është e sigurt që do të bini lehtësisht në sy dhe do të ndriçoni këto ditë të zymta dimri.

xfgjghkhjk.jpg

xfghxdfgjhdfgj.jpg

xfghxfgj.jpg

xfgjfgj.jpg

xdfjhghjfg.JPG

Burimi: 'Class'

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816