INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarje e paprecedentë, minorenët në shkollën e arteve detyrohen të pijnë gjak

Ngjarje e paprecedentë, minorenët në shkollën e arteve detyrohen të pijnë gjak

Publikuar më: 14:13 07-02-2018

"Me misionin për ti prezantuar me botën e artit dhe të spektaklit", kjo ishte motua me të cilë prezantoheshin nxënësit por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhej.

Mësuesit kanë abuzuar seksualisht me nxënësit minorenë në një shkollë arti në Australi duke realizuar me ata edhe skena pornografike dhe rite makabre.

Për këtë veprim 7 mësuesit e shkollës, 5 femra dhe 2 meshkuj duke përfshirë edhe pronaren 58-vjeçare janë arrestuar nga policia e Sidneit me akuza për ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve minorenë.

Fakte e grumbulluara nga hetuesit datojnë që prej viteve 2014 dhe 2016 dhe paraqesin si viktima tre fëmijë në moshë më të vogël se 8 vjeç.

“Shkolla jonë është një ambient familjar ku studentët mund të mësojnë në mënyrë të sigurt dhe argëtuese” thuhej në sloganin e shkollës dedikuar edhe disa fëmije me aftësi të kufizuara.

Në realitet sipas akuzave, fëmijët janë abuzuar fizikisht dhe janë detyruar të marrin pjesë në rite satanike ku duhet ti përfundonin ato duke pirë gjakun e tyre nga plagët e krijuara si rezultat i dhunës.

Pronarja 58-vjeçare akuzohet për 43 krime ndër të cilat akuzohet për agresion seksual ndaj një fëmije 10-vjeçar.

Article Logic
Execution time: 0.0026440620422363