INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nga sot mendohuni mirë nëse dhunoni gratë! Nisin masat e reja kundër dhunës...[VIDEO]

Publikuar më: 11:12 22-08-2018

Dhuna ndaj grave është përkeqësuar dhe për këtë arsye është fuqizuar ligji. Këtë javë kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. Këtë lajm Ministrja e Shëndëtetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka ndarë me gratë e dhunuara, që trajtohen në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje.

Gjatë bashkëbisedimit me gratë e strehuara në këtë qendër, Manastirliu theksoi se me ndryshimet e reja ligjore, gratë që përballen me dhunën në familje do të kenë mbrojtje që në momentin e parë të denoncimit në polici. Me ligjin e ri do të garantohet urdhër paraprak i menjëhershëm të mbrojtjes për viktimat e dhunës, për të vazhduar më pas me masat e tjera të parashikuara.
Nga ligji i ri do të përfitojnë dhe vajzat që bashkëjetojnë apo janë në lidhje afektive.
Manastirliu u ndal edhe tek ndryshimet ligjore që garantojnë një mbrojtje më të mirë për fëmijët dhe atyre do t’ju garantohet urdhëri i mbrojtjes edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609