INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga shpallja e Jennifer Lopez si ikonë mode deri tek të veshurat më bukur, ja çfarë nuk duhet të humbisni nga Oscar-i i modës 2019

Nga shpallja e Jennifer Lopez si ikonë mode deri tek të veshurat më bukur, ja çfarë nuk duhet të humbisni nga Oscar-i i modës 2019

Publikuar më: 15:50 04-06-2019

Mbrëmjen e së hënës është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘CFDA Fashion 2019’. Emrat më të njohur të modës dhe personazheve publike botërore, janë shfaqur në mbrëmjen gala e konsideruar si ndarja e çmimeve Oscar për modën.

Çdo vit, këshilli i dizanjuesve të Amerikës nderon dhe vlerëson arritjet e stilistëve dhe krijimet e tyre. Ceremonia e çmimeve të këtij viti që shënon vitin e saj të 38-të, u mbajt në muzeun e Brooklyn për të dytin vit radhazi.

Shumë stilistë, personazhe të famshëm dhe figura të rëndësishme të modës janë nderuar me çmime të ndryshme.

Jennifer Lopez u nderua këtë vit me çmimin më prestigjoz të eventit. Këngëtarja e famshme u shpall ‘ikone mode’ për hir të ndikimit të saj të në këtë industri. J.Lo përdor rrobat si një mënyrë për të shprehur besimin në vetvete dhe fuqinë që ka dhe nuk eshtë aspak e habitshme që të gjithë njerëzit ndikohen nga ajo.

Këngëtarja 49 vjecare ishte veshur në një mënyrë të mahnitshme, me një fund dhe crop-top ngjyrë portokalli nga Ralph Lauren duke na lajmëruar të gjithëve se portokallia është e zeza më e re për këtë vit.

Jennifer_Lopez.jpg

 

Dizenjuesi i vitit për koleksionet e femrave u shpall Brandon Maxwell, ku vlen të theksojmë se ishte pikërisht kjo firmë që veshi edhe këngëtaren Lady Gaga me 3 veshje të ndryshme në Met Gala 2019. Ndërkohë që dizenjuesi i vitit për koleksionet e meshkujve u shpall Rick Owens.

I mbani mend binjaket më të famshme të botës? Ashley Olsen and Mary-Kate Olsen mesa duket kanë hequr dorë përfundimisht nga aktrimi dhe i janë përkushtuar plotësisht industrisë së modës. Ato mbrëmë janë nderuar si dizenjueset e vitit për sa i përkt aksesorëve për firmën ‘The Row’ që kanë së bashku.

Ashley_and_Mary-Kate_Olsen.jpg

 

Një çmim special ka shkuar për Carine Roitfeld, e cila ka qenë në krye të revistës ‘Vogue Paris’ për 8 vjet, ndërkohë që tani është në krye të CR studios. Ajo mori çmimin e themelueses së vitit.  Ndërsa çmimi i medias shkoi për Lynn Yaeger për kontributin e saj në revistën më të rëndësishme të modës ‘Vogue’

Përpos ceremoniseë së çmimeve, një vëmendje të madhe mori tapeti i kuq i ‘CFDA Fashion Aëards 2019’ dhe se çfarë kishin veshur personazhet e njohur. Se cilët janë veshur më bukur në tapetin e kuq të çmimevë Oscar të modës i shohim bashkë tani:

Nina_Garcia.jpg

Lili_Reinhart.jpg

Joan_Smalls.jpg

 

Heidi_Klum.jpg

Gigi_Hadid.jpg

Emily_Ratajkowski.jpg

Elsa_Hosk.jpg

Ciara.jpg

Camila_Morrone.jpg

Bella_Hadid.jpg

Bebe_Rexha.jpg

Barbara_Palvin.jpg

Ashley_Graham.jpg

Anna_Wintour.jpg

Yara_Shahidi.jpg

Winnie_Harlow.jpg

Taylor_Hill.jpg

Presley_Gerber.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038740634918213