INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga rikthimi i Selena Gomez deri tek të veshurat më bukur, ja çfarë nuk duhet të humbisni nga Festivali i Filmit në Kanë [FOTO]

Nga rikthimi i Selena Gomez deri tek të veshurat më bukur, ja çfarë nuk duhet të humbisni nga Festivali i Filmit në Kanë [FOTO]

Publikuar më: 16:40 15-05-2019

Mbrëmja e djeshme ka dhuruar spektakël për të gjithë të apasionuarit e filmit. Edhe për këtë vit ka nisur mbrëmjen e së martës Festivali i Filmit të Kanës, një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në mbarë botën.

Edicioni i 72-të i këtij festivali u hap me premierën e filmit zombie të Jim Jarmusch, "The Dead Don’t Die". Ky edicion konsiderohet historik, pasi për herë të parë u hap me një film horror.
Ky festival do të zgjasë për 11 ditë rresht, deri më 25 maj dhe artistët do të promovojnë filmat e tyre. Konkurrojnë plot 21 filma për të fituar “Palmën e Artë” 2019.

Është rikthyer regjisori i famshëm Tarantino në këtë festival dhe ai konkurron me “Once Upon a Time in Hollyëood” me aktorë protagonistë Brad Pitt, Leonardo Di Caprio dhe Margot Robbie.
Një ndër flmat që është favoritë për të fituar “Palmën e Artë” është edhe filmi “Roma” i Alfonso Cuaron, i cili fitoi edhe Çmimin “Oscar” si regjisori më i mirë.

Kana ka mirëpritur prej ditësh yjet më të mëdhenj të showbiz-it botëror, të cilët kanë parakaluar mbi tapetin e kuq.

Përpos filmave, ky festival merr një vëmendje tjetër se çfarë veshin yjet e Hollywood-it në tapetin e kuq. Edicioni i 72-të i festivalit riktheu në tapetin e kuq aktoren dhe këngëtaren Selena Gomez. Ajo dukej mahnitëse e veshur me një veshje të Louis Vuitton.

selena.jpg


Eva Longoria ishte ajo që mori vëmendjen e të gjithëve me fustanin rozë elegant me të cilin dukej sharmante.

eva.jpg


Elle Fanning shkëlqeu me fustanin e gjatë ngjyrë rozë të ëmbël nga Gucci, ku në sy binin vathët e saj. Elle vazhdimisht na bën përshtypje me zgjedhjet e saj të modës.

elle.jpg

Se cilët ishin veshur më bukur në tapetin e ku të Festivalit të Filmit në Kanë i shohim më poshtë:

Chloe_Sevigny.jpg

Caroline_De_Maigret.jpg

Alessandra_Ambrosio.jpg

Romee_Strijd.jpg

Julianne_Moore.jpg

Javier_Bardem_and_Charlotte_Gainsbourg.jpg

Izabel_Goulart.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785