INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga pjesëmarrja e këngëtares shqiptare, deri tek ‘skandali’ i Meghan Markle, gjithçka që keni humbur nga ‘Fashion British Awards’

Nga pjesëmarrja e këngëtares shqiptare, deri tek ‘skandali’ i Meghan Markle, gjithçka që keni humbur nga ‘Fashion British Awards’

Publikuar më: 16:05 11-12-2018

Është mbajtur mbrëmjen e së djeshme ceremonia e çmimeve “British Fashion Awards”. Janë bërë bashkë emrat më të njohur të modës, ku vlen të theksojmë se të gjithë ishin të veshur me elegancë dhe stil.
Ky organizim vjetor ka filluar qysh në vitin 1986, ndërsa çdo vit përfshin yjet më të pëlqyera nga e gjithë bota. Qëllimi i këtij eventi është për të vlerësuar të gjithë personazhet që jetën e tyre ia kanë dedikuar modës dhe që kanë sjellë risi dhe gjëra të bukura në këtë industri. Pra, me pak fjalë ata që kanë lënë gjurmë në industrinë e modës.

Modelja 17 vjeçare Kaia Gerber, vajza e supermodelës Cindy Crawford, është shpallur ‘Modelja e Vitit’ në eventin vjetor të ‘Fashion Awards 2018’. Supermodelja u përball me konkurrente të forta si Bella Hadid apo Winnie Harlow për të marrë në shtëpi çmimin prestigjioz, çmim ky që është prezantuar nga këngëtarja shqiptare Rita Ora. Viti 2018 padyshim që është një vit i madh më Kaia Gerber, e cila ka pushtuar pistat duke ecur në pasarelë për shtëpi të mëdha të modës si Burberry, Versace, Alexander Wang dhe Valentino.

Kaia_Gerber.jpg

 

Meghan Markle surprizoi gjithë sallën e ”The Fashion Awards në Londër”, ku u shfaq për t’i dhënë një çmim mikeshës së saj. Clare Waight Keller, drejtoresha artistike e Givency, e cila dizenjoi fustanin e famshëm të dasmës të Dukeshës, u shpall ‘Dizajnerja Britanike e Vitit’ për veshjet e grave. Meghan Markle, theu mbrëmjen e djeshme një nga rregullat themelore gjatë “British Fashion Awards”. Ajo kishte lyer thonjtë në ngjyrë të errët, gjë që nuk lejohet dhe ndalohet nga protokolli i familjes mbretërore.

Meghan_Markle.jpg

meghan-duchess-of-sussex-on-stage-during-the-fashion-awards-news-photo-1071512714-1544483899.jpg


Këngëtarja e njohur Lana del Rey është ngjitur në sallë për të dhënë çmimin e ‘Brandi i vitit’, çmim ky që shkoi për Gucci-n, markën e saj të preferuar. Vlen të theksojmë që Gucci krysonte në listat e nominimeve dhe ishte i nominuar në 4 kategori. Ndërkohë që Marco Bizzarri i Gucci-t u shpall si ‘Business Leader i vitit’.

Lana_Del_Rey.jpg

gettyimages-1071521518.jpg

 

 


Ndërsa përsa i përket aksesorëve, më i miri që ka realizuar aksesorët për këtë vit, sipas British Fashion Awards ka qenë Balenciaga.

Pierpaolo Piccioli i Valentionos u shpall si dizenjuesi i vitit. Ai dallohet për veçantinë e koleksioneve që prezanton dhe adhuron ngjyrat, prandaj dhe për këtë sezon ka sjellë veshje ekstravagante me ngjyra të ndezura.

Pierpaolo-Piccioli-interview-640.jpg

 


Ndërkohë që sipas Fashion British Awards arritje të jashtëzakonshme për këtë vit ka bërë Miuccia Prada, fashion dizanjer e markës Prada.

Ndryshim pozitiv në industrinë e modës për vitin 2018 ka sjellë Vivienne Westwood, e cila ka rrëmbyer çmimin e Swarovski i cili ka qenë bashkëpuntori për këtë vit me Fashion British Awards.

Përpos ceremonisë së çmimeve, interes dhe kuriozitet të madh ka patur se çfarë kanë veshur pjesëmarrësit në këtë event kaq të rëndësishëm të modës. Ne po prezantojmë më poshtë se cilët janë veshur më bukur gjatë Fashion British Awards.

Kate_Moss.jpg

Familja_Gerber.jpg

Meghan_Markle.jpg

Lana_Del_Rey.jpg

Kendall_Jenner1.jpg

David_and_Victoria_Beckham.jpg

Alexa_Chung.jpg

Penelope_Cruz.jpgRosie_Huntington.jpg

Rita_ORa.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322