INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga lojtar në trajner futbolli tek femrat, historia e ish-futbollistit të Tiranës: Të punosh me femrat është..[VIDEO]

Nga lojtar në trajner futbolli tek femrat, historia e ish-futbollistit të Tiranës: Të punosh me femrat është..[VIDEO]

Publikuar më: 10:53 06-12-2018

Futbolli në Shqipëri është sporti më i zhvilluar dhe më i ndjekur. Por futbolli i femrave nuk ka të njëjtën vëmendje dhe interes sa futbolli profesionist për meshkuj. Në një intervistë për emisionin Adrenalinë në IN Tv, trajneri i ekipit Tirana As tregon se si është eksperienca me futbollistet femra.

“Të punosh më femrat është një ekperiencë ndryshe nga futbolli. Ata janë shumë aktivë, nëse ti i toleron ata ta shpërblejnë në fushën e lojës, sa më mirë të sillesh aq më mirë luajnë” tha tekniku Kamshi për IN Tv.

Ish futbollisti i Tiranës rrëfen edhe për karrierën e tij si futbollist dhe kalimin e tij në trajner të ekipit të futbollit Tirana As. “ Sportin e kam nisur që i vogël me ekipet e moshave të Tiranës, Partizanit dhe Dinamos. Më pas kam luajtur me ekipet e para. Për shkak të një dëmtimi mu desh që të largohesha nga futbooli dhe vazhdova fillimisht si ndihmës tranjer dhe më pas si trajner tek ekipi i femrave” - u shpreh trajneri Kamshi.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391