INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga gjobat tek shpërblimet. Vendimi i fundit i Policisë së Shtetit për drejtuesit e makinave

Nga gjobat tek shpërblimet. Vendimi i fundit i Policisë së Shtetit për drejtuesit e makinave

Publikuar më: 11:03 22-11-2017

Nga gjobat në shpërblime. Ky është vendimi më i fundit i Policisë së Shtetit, i cili është bërë publik këtë të shtunë. Bëhet fjalë për shoferët të cilët respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit, veçanërisht ato të shpejtësisë. Gjoba për ata që tejkalojnë shpejtësinë, gjoba për ata që nuk vendosin rripin, gjoba për ata që flasin në telefon, gjobat për ata që parkojnë keq etj, këto janë vetëm një pjesë e shkeljeve për të cilat ndëshkohen drejtuesit e automjeteve. Por ka dhe nga ata të cilët respektojnë me përpikëri Kodin Rrugor, për të cilët Policia e Shtetit ka një lajm të mirë.
Policia Rrugore ka lançuar projektin “Lotarinë e Radarit” këtë të mërkurë. Sot në autostradën Tiranë-Durrës, Policia Rrugore ka nisur lotarinë që do të përzgjedhë 20 drejtuesit më të mirë. Ai tha se do të zgjidhen drejtuesit model, që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për ta do të ketë nga një policë sigurimi.
Policia e Shtetit:
“Kemi vendosur të zgjedhim drejtuesin model. Nga drejtuesit që respektojnë rregullat, do të zgjedhim më të mirët. Shorteu do të hidhet live të premten dhe do të zgjidhen 20 drejtues mjetesh, për të cilët do të dhurohen 20 polica sigurimesh. Do të kemi nisma të tjera në kuadër të javës së sigurisë rrugore”.

Article Logic
Execution time: 0.0032498836517334