INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Chanel tek Gucci, ja sfilatat më të pëlqyera dhe më të ndjekura gjatë muajit të modës [FOTO]

Nga Chanel tek Gucci, ja sfilatat më të pëlqyera dhe më të ndjekura gjatë muajit të modës [FOTO]

Publikuar më: 16:48 09-10-2018

Një tjetër sezon mode sapo iku! Koleksionet për Pranverë 2019 u prezantuan gjatë Muajit të Modës, përmes dizajnuesve më të famshëm dhe jo vetëm. Me dhjetra koleksione kemi parë gjatë muajit shtator, ku shtëpitë e modës prezantuan vizionet dhe risitë e reja për sezonin e ardhshëm. 

Por ka disa koleksione, që u ruajtën në kujtesën tonë më gjatë se të tjerat. Siç dihet ‘Vogue’ është ndër të parët që hedh sfilatat e modës ku në këtë mënyrë njerëzit mund të ndihen sikur kanë qenë në rresht të parë për të parë koleksionet. Përbri fotove ekskluzive edhe një përshkrim rreth koleksioneve.

Sipas kalkulimeve të ‘Vogue’, revistës më të rëndësishme të modës, ja cilët janë 10 koleksionet apo sfilatat që tërhoqën më shumë vëmendje dhe që janë ndjekur më shumë gjatë muaji të modës.

1.Vendin e parë e ka rrëmbyer Celine, ku sfilata është parë mbi 6.8milion njerëz dhe kjo për shkak të Hedi Slimane, ku prezantoi koleksionin e parë për Celine dhe ndoshta prandaj ka pasur kaq shumë interes për njerëz për të parë se çfarë risi do të sillte ky dizenjues.

cov.jpg

 


2.Koleksioni i parë i Riccardo Tisci për Burberry bëri që ky brand të pozicionohet në vend të 2 tek sfilatat më të ndjekura. Sipas kritikëve të modës, Riccardo mori pikët maksimale pasi i ktheu emrin dhe imazhin e mirë firmës.

maxresdefault.jpg

 


3.Në vendin e tretë është Dolce and Gabbana ku sfilata është parë mbi 5.8 milion ndjekës, kjo me siguri ndodhi dhe për meritë të modeleve dhe aktoreve ikonike të viteve 90’ që parakaluan.

dolce-e-gabb-rs19-3727.jpg

 


4.Sigurisht që në këtë listë do të ishte sfilata e Chanel që çdo vit është një surprizë për të gjithë ne. Padyshim që Chanel shkëlqeu në këtë sezon dhe sidomos për faktin që modelet ecën mbi rërë zbathur. Mbi 5.5 milion njerëz e kanë ndjekur.

chanel-rs19-1160.jpg

 


5.Sfilata ekstravagante dhe sensuale në të njëjtën kohë e Saint Laurent renditet në vendin e 5 në listën e 'Vogue' tek sfilatat më të ndjekura. Ai numëron mbi 4.8 milion ndjekës.

YSL2219.jpg

 


6.Gucci për herë të parë prezantoi koleksionin e tij Pranverë/Verë 2019 në Paris, ndryshe nga herët e tjera që e ka prezantuar në Milano. Përpos koleksionit të tij të veçantë, ky fakt do të ketë bërë që të njerëzit të ishin gjithë sy e veshë tek sfilata e Guccit që në një farë mënyre ishte një tribute për ikonat e muzikës.

090a1a54a4aee528b4276f55013adc3a.jpg

 


7.Në vendin e shtatë renditet një ndër firmat më feminste. E kemi fjalën për Christian Dior që ka numëruar mbi 4.3 milion ndjekës. Ajo çfarë vlen të përmendim për Dior është se kjo sfilatë ishte e gjitha artistike ku për herë të parë përfshiu kërcimtarë kontemporanë, sepse sipas drejtoreshës creative të Dior, Maria Grazia Chiuri kërcimi flet për trupin dhe për lirinë.

c-dior-1017-ss19-pw_medium.jpg

 


8.Koleskioni i Louis Vuitton që kishte në thelb dhe që i bënte jehonë fuqizimit të femrave , pozicionohet në vendin e 8 me mbi 3.5 milion ndjekës.

_DSC0159.jpg

 


9.Sfilata e Calvin Klein që të jepte përshtypjen e një skene filmi, në këtë klasifikim renditet në vendin e 9 me 3 milion ndjekës.

ckss2019-1-1024x784.jpg

 

 


10.A ju ka marrë malli për stilin tuaj gjatë fëmijërisë? Atëhrë Prada këtë sezon na solli një koleksion dhe një sfilatë si manifestim për rininë që ka rrëmbyer plot 2.8 milion ndjekës dh renditet në vendin e 10.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773