INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Chanel te YSL, cilët janë filmat më të mirë mbi botën e modes [VIDEO]

Nga Chanel te YSL, cilët janë filmat më të mirë mbi botën e modes [VIDEO]

Publikuar më: 17:20 14-05-2018

Botët e modës dhe filmit kanë shkuar dorë për dore që në ditët më të hershme të kinemasë, të dyja duke ndikuar dhe frymëzuar njëra tjetrën.

Kostumet e atelieve të famshme dhe dizajnet e skenave bien edhe më shumë në sy gjatë sezoneve të çmimeve çdo vit, dhe fotogafia e një filmi është gjithmonë kaq kritike pnë proçesin e filmbërjes.

Filmat më elegante - nga “Rebel Without a Cause” i James Dean-it te “The Great Gatsby” dhe më gjerë – kanë goxha ndikim edhe në zgjedhjet tona të modës.

Pse mos të eksplorojmë pak jetën në këtë industrI nëpërmjet filmave të bërë për të?

Këto janë disa nga filmat më të mirë të modës që janë bërë ndonjëherë.

 

Zoolander

 

A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse ka më shumë nga jeta se sa të qenurit tmerrësisht i pashëm? Zoolander i Ben Stiller është një pastiço e industrisë së modës që të shkul gazit. Në film shfaqen shumë yje të famshëm të cilët ishin hitet e momentit në fillim të viteve 2000.

Coco Before Chanel

 

Filmi francez i cili eksploron zanafillën e ikonës legjendare të modës Coco Chanel dhe rrugëtimin e saj drejt famës dhe mirënjohjes. Audrey Tautou përçon një performancë elegante në filmin e 2009-ës, i cili trajton temën në fjalë me respekt dhe admirim tepër të madh.

 

A Single Man

 

Debuti si regjizor i Tom Ford s’është gjë tjetër veç mbresëlënës. Fituesit e çmimeve Oscar të cilët janë në rolet kryesore, Colin Firth dhe Julianne Moore, japin një performancë fantastike. Filmi ndjek George (Firth), një i ve homoseksual i cili nis një lidhje romantike me studentin e tij Kenny, performuar nga britaniku Nicholas Hoult. A Single Man është bërë në një mënyrë të tillë, sa duket sikur është një revistë e sapo faqosur e cila me shkëlqimin e saj meriton vendin shoqërues në tavolinën tënde pranë kafesë.

 

The Devil Wears Prada

 

That’s all (Kjo është e gjitha) – fjalët ikonike të personazhit të Meryl Streep i cili portretizon editoren e Runaway, Miranda Priestly (një karikaturë e hollë e Anna Wintour). Fjalët që akoma i fusin drithmat praktikantëve të fushës së modës. Për ju që se keni parë, duhet të kuptoni që ky nuk është thjeshtë një film mode, ËSHTË FILMI I MODËS. I nominuar për Oscar, filmi ju jep një pamje të shkëlqyer të ditëve të lavdishme të Pradës dhe Chanelit të viteve 2000.

 

Gia

 

Angelina Jolie luan rolin kryesor në filmin e HBO Gia, film i cili tregon historinë vërtetë e shumë të trishtë të Gia Carangi. Filmi i viteve 1998 dokumenton ngritjen e Gias si një nga supermodelet e para të Amerikës, përpara se të binte në spiralen e errët të problemeve me drogën. Mund të themi që është film për të mos t’u humbur.

 

 

Saint Laurent

 

Léa Seydoux dhe Gaspard Ulliel luajnë në filmin francez biografik të Saint Laurent, i cili sjell një peisazh më intim të jetës së personazhit enigmatik Yves Saint Laurent. Filmi portretizon stilistin me influencë tepër të madhe në kulm të fuqive të tij krijuese, ndërkohë që vuante nga problemet e tij personale në fundin e viteve 60’-70’.

 

Phantom Thread

 

Në filmin për të cilin 3 herë fituesi i çmimit Oscar Daniel Day-Lewis ka thënë se do të jetë i fundit që do të marri pjesë, aktori luan stilistin e elitave Reynolds Woodcock. Po aq obsesiv në jetën personale sa ç’ishte në jetën e tij private, Woodcock nis një marrëdhënie të vështirë me një kamariere të bukur e të re. I nominuar për Oscar këtë vit, Phantom Thread është film që duhet parë.

Article Logic
Execution time: 0.0013530254364014
array(1) { ["section"]=> string(76) "nga-chanel-te-ysl-cilet-jane-filmat-me-te-mire-mbi-boten-e-modes-video-58317" }