INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga burgu në kampion bote! Florian Marku kërkon sfidë me McGregor: Sigurisht që e mund! [FOTO]

Nga burgu në kampion bote! Florian Marku kërkon sfidë me McGregor: Sigurisht që e mund! [FOTO]

Publikuar më: 23:52 23-02-2018

Florian Marku, kick-boxeri shqiptar me ambicie shumë të mëdha, është shumë premtues në këtë sport. Ai është shpallur 6 herë kampion i Greqisë dhe 4 herë kampion bote. Marku ishte sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ku ka rrëfyer historinë e tij dhe karrierën si kick-boxer.

Sportisti rrëfeu se është larguar bashkë me familjen drejt Greqisë në moshën 8-vjeçare dhe pas një sherri në Selanik në moshën 18-vjeçare është kthyer në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.

“Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kapionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote.
Në moshën 18-vjeçare u bërballa me disa rusë në Selanik pas një sherri në një pub. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin.
Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Unë vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha”, tha Marku.

Në një seri pyetjes, moderatori Arian Çani e ka pyetur se cila është imagjinata e tij më e madhe, pra se me kë do donte të bënte një sfidë një ditë në ring dhe Floriani tha vetëm një emër, atë të kampionit të UFC, Conor McGregor.

Fillimisht Çani nuk e njihte dhe më pas tha që është i tmerrshëm , por kampioni Florian Marku tha: “Unë jam më i tmerrshëm”.  Kur Çani e pyeti nëse mendon se do e mposhte irlandezin McGregor, Marku e tha me bindje të plotë që po: “Sigurisht që e mund!”

mar.png

 

Sa e duam një sfidë të tillë!

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936