INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nga pylli te muzika. Humori i së enjtes në Parlament nuk ka fund [VIDEO]

Publikuar më: 16:24 15-03-2018

Është e enjte dhe si e tillë sjell edhe humorin në Parlament. Në seancën e sotme parlamentare, deputetet kane qenë në lartësinë e duhur për batuta, që nisen nga kufjet e Kryeministrit e përfunduan si zakonisht tek emrat e kafshëve. 

Edmond Spaho:
“Kryeministri të heqë kufjet. Nuk jemi këtu për të dëgjuar muzikë”.
Gramoz Ruçi:
“Kufjet janë për t’ju dëgjuar më mirë juve”.
Edi Rama:
“Profesor të të jap kufjet që të dëgjosh ato që them unë, të lutem profesor të lutem pra mos u bëj si ato nxënësit që nuk dëgjojnë, lëri ata të pyjeve të flasin, ti je i katedrës. Kur të mbaroj unë hajde e fol këtu. Ti je i katedrës ata janë të pyllit, kur të mbaroj hajde e fol këtupra”.
Edmond Spaho:
“Ti Edi merresh me individin nuk merresh me problemin. Unë nuk merrem me individin sepse po të merresha më individin do të thosha se Kryeministri ynë është me poture, si Haxhi Xhamili tek romani “Vit i mbrapshtë” edhe shpesh herë i mbush ato poturet. Do të thosha që ti vesh çorape jeshile, të verdha ose do të merresha me atletet që u takove me ZV pResidentin Amerikan e pastaj të përzunë. Por këtë nuk e bëj. Pse? Për një arsyeje sepse ti problemin nuk e ke te këmbët e ke te koka. Këmbët rregullohen koka jo”.
Edi Rama:
“Lotët e krokodilit që derdhen përditë në mungesë të programit të një opozitë që nuk di ku ka kokën e jo më ti gjej rrugën atyre që kërkojnë rrugën për të ardhmen. Lulzimi shkon tek të varfërit që të dalë në fotografi dhe nuk ka një projekt se si ti ndihmojë të varfërit për të dalë nga kjo situatë.
Lulzim Basha:
“Ku ka shkuar tani, të takojë Saimir Tahirin në skutat e spitaleve, se shpikin dhe sëmundje. Ata kanë vetëm një sëmundje, atë të kokainës, jo atë që konsumojnë të dy por atë që e sjellin me kontejnerë. I kanë të dyja këmbët në një këpucë, lërini përrallat me rusë por shikoni faktet me kolumbianë”.
Edi Rama:
“Të filloj tani unë? E çmoj shumë që më dhe leje të flas aq më tepër nga një këngëtar si ty”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387