INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga 1-10 sa tapë duket? Presidentin e KE-së nuk e mbajnë këmbët, s’duhet humbur kjo VIDEO

Nga 1-10 sa tapë duket? Presidentin e KE-së nuk e mbajnë këmbët, s’duhet humbur kjo VIDEO

Publikuar më: 23:09 12-07-2018

Samiti i NATO-së në Bruksel ka qenë shumë i sikletshëm për Presidentin e Komisionit Europian. Ai nuk është parë në formë të mirë, pasi në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, duket sikur Juncker është i dehur, të paktën kështu shprehen mediat ndërkombëtare.

Zyrtarin e lartë të BE-së nuk e mbajnë këmbët teksa ecën. Ai pengohet disa herë dhe humbet ekuilibrin teksa ngjitet në podiumin ku realizohet fotoja e përbashkët e liderëve të NATO-s.

Janë udhëheqësit e tjerë në samit, si kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe ai holandez Mark Rutte, ata që e kanë ndihmuar Juncker të hedhë hapat në mënyrë të sigurtë.

Article Logic
Execution time: 0.0037481784820557