INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neymar i ‘‘prish’’ punë Barcelonës, punonjësi i klubit përfiton miliona euro

Neymar i ‘‘prish’’ punë Barcelonës, punonjësi i klubit përfiton miliona euro

Publikuar më: 21:39 14-09-2018

Klubi i Barcelonës dje ka prerë një çek prej 6,6 milionë eurosh dhe ia ka dorëzuar punonjësit të saj, Andre Kuri, për shkak të brazilianit Nejmar. Kjo ishte një pagesë që katalanasit po mundoheshin prej një viti që të evitonin, por më në fund janë dorëzuar para drejtësisë sportive që ua kërkoi të bënin një pagesë të tillë.

Kuri ishte një prej emrave më të besuar të ish-presidentit Sandro Rosell dhe ndër ata që u morën me transferimin e Nejmar nga Santos, duke kontaktuar disa herë personalisht me brazilianin dhe babain e tij. Si rrjedhojë, kur futbollisti nënshkroi me katalanasit, u vendos në kontratë një klauzolë e cila parashikonte që ai do të merrte 3% të shumës së transferimit të ardhshëm.

Sigurisht, askush nuk priste që Nejmar të transferohej për 222 milionë euro, por kur PSG pagoi çekun në arkat e Barcelonës, atëherë u kuptua se katalanasit i detyroheshin një shifër relativisht të lartë punonjësit të tyre. Klubi argumentoi se nuk duhej të paguante shifrën, sepse Nejmar ishte larguar pa dëshirën e Barcelonës nga Spanja,. Pro çështja shkoi në gjykatat sportive, të cilat detyruan klubin të paguante Kuri, i cili vazhdon të jetë një nga zbuluesit e talenteve për zonën e Amerikës së Jugut.

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379