INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse udhëtoni jeta juaj do ketë këto 4 ndryshime. Nxitoni, të shpëtoni!

Nëse udhëtoni jeta juaj do ketë këto 4 ndryshime. Nxitoni, të shpëtoni!

Publikuar më: 11:57 12-06-2018
Sipas Fondacionit të Shëndetit Mendor, rreth 74% e njerëzve kanë pasur shumë stres dhe probleme në jetën e tyre.
Studimi në mbarë Britaninë, i porositur nga YouGov, zbuloi gjithashtu se 32% e njerëzve ,  gati një e treta kanë menduar të vrasin veten për shkak të stresit. Sipas intv.al ja disa mënyra si udhëtimi do t’ju ndihmojnë të kaloni jetën stresante:
1. Zgjedhja e destinacionit tuaj dhe rezervimi i biletës
Argëtimi fillestar i rezervimit të biletave është një ndjenjë e pabesueshme. Mendimi për të cilin po e bëni këtë është fuqizimi, sidomos kur po bëni diçka të madhe për të ndihmuar veten. Ideja e ndryshimit të stilit të jetesës, sado e përkohshme, gjithashtu mund të jetë shumë freskuese.
2. Të njiheni me vendin më shumë, bashkë me njerëzit që janë në të
Kjo, sipas intv.al  mund të ndihmojë me të vërtetë që mendja juaj të shërohet nga çdo vështirësi që mund të keni pasur. Nëse do jeni në kontakt me  kultura të tjera dhe të mësoni rreth mënyrave të jetesës ndryshe ndihmon të keni më shumë energji pozitive në jetën tuaj.
3. Të zbuloni një vend të bukur
Nëse shkoni në një vend të bukur, pa marrë parasysh se çfarë po kaloni në jetën tuaj, do t’ju ndihmojë të largoni stresin.Nuk ka gjë më të bukur, sesa të zgjohesh në një peizazh të të bukur. 
4. Jepini vetes suaj hapësirën e duhur duke qenë të hapur për njohje të reja
Nëse ju do jeni të lirë për të njohur njerëz të rinj, do e ndihmoni veten tuaj të largoni mendjen nga stresi dhe gjendja e rënduar shpirtërore. Kjo është një mënyrë e mirë për të marrë nga njohjet e reja informacione dhe gjëra motivuese. Gjithashtu, mund të merrni kohën tuaj për të reflektuar dhe të largoheni nga jeta monotone.
 
gettyimages-682079599-e1527174507890.jpg
 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537