INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse shoqja juaj e ngushtë ka këto 9 CILËSI, mbajeni afër PËRGJITHMONË

Nëse shoqja juaj e ngushtë ka këto 9 CILËSI, mbajeni afër PËRGJITHMONË

Publikuar më: 21:48 19-11-2017

Është e vështirë të gjesh një shoqe që i ka të gjitha të mirat, por kur mendojmë se e kemi gjetur atë, për asnjë arsye në botë nuk duam ta largojmë. Gjërat si distanca apo koha kurrë nuk do zbehin shoqërinë që keni dhe ata me të vërtetë do të lënë një shenjë në zemrën tuaj përgjithmonë. Intv.al ju sjell 9 cilësitë që “bestie” juaj duhet të ketë për të ruajtur titullin “Partneri i përjetshëm në krim”.

1-Është si “varr” kur bëhet fjalë për sekret

Një shoqe e mirë di si të mbajë edhe sekretin më të ëmbël

2-Ju ndihmon pavarësisht gjithçkaje

Nëse ziheni apo debatoni me dikë që shoqja juaj se njeh, ajo do jetë gjithmonë në anën tuaj edhe pse nuk është në dijeni të muhabetit fare.

3- Di çdo gjë të rëndësishme rreth teje

Shoqja juaj më e mirë mund të listojë filmin tuaj  të preferuar, ushqimin, këngën, fiksimn dhe mund ti përgjigjet çdo pyetje rreth jush

4-Ajo ju bën të ndiheni mirë edhe në ditën më të keqe

Me verë, përqafim apo filmin tuaj të preferuar komedi, shoqja juaj më e mirë di si t’ua ngreje humorin

5- Nuk ju gjykon për asgjë që ju bëni keq

Kur jeni me shoqen tuaj të ngushtë prania e saj ju bën të ndiheni mirë edhe nëse jeni duke kërcyer, mirë apo keq, ajo bën të njejtën gjë si ju

6-Ka të njëjtin sens humori si tëndin

Çdo gjë që ju bën juve të qeshni, e bën edhe atë

7-Është shumë e sinqertë

Do ju tregojë edhe të vërtetën më të hidhur

8-I kupton veset tuaja

E bëjnë këtë sepse ju duan edhe në momentet më qesharake apo të këqija

9-Ju bën të ndiheni  100% komodë

Është si “shtëpia” për ju

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277