INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse sëmureni shpesh, poleni i luleve mund të jetë shpëtimi

Nëse sëmureni shpesh, poleni i luleve mund të jetë shpëtimi

Publikuar më: 10:07 26-07-2017

Poleni është shumëngjyrësh dhe ka veti të shumta kurative.

Poleni mblidhet nga bletët me këmbët e tyre, në të cilat ato kanë disa gropëza të vogla, si xhepa. Ky polen është pluhur mikroskopik që bletët e mbledhin nga lulet dhe përzihet me mjaltin e bletëve për t’u transportuar me pas tek foleja.

Poleni rekomandohet të përdoret për vonesat në zhvillimin e fëmijëve. Për ketë nevojitën 5-10 grame polen në ditë, i cili favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave, zhvillimin e sistemit nervor. Në infeksionet e mushkërive poleni ndihmon në parandalimin e viruseve dhe infeksioneve të mushkërive. Konsumohet në kura prej një muaji, me 10-30 grame në ditë. Gjatë një viti mund të bëhen 2-3 kura.

Problemet e riprodhimit tek meshkujt. Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe përmirësimin e tyre. Këshillohet të përdoret sepse parandalon impotencën tek meshkujt (impotence e shkaktuar nga mosha), ndihmon në raste stresi, mungese në ushqim, lodhje, tension emocional i zgjatur, pagjumësi etj.

Menopauza e parakohshme. Poleni përmban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues për acarimet e dukshme që shfaqen gjatë kësaj faze. Konsumohet në kura prej 28 ditësh, me 12 ditë pushim midis kurave, minimumi 4 kura në vit. Kjo gjë këshillohet edhe për meshkujt, sepse ndihmon në andropauze (menopauza e meshkujve). Alzheimer, këshillohen 3-4 kura në vit, nga një muaj secila, me 10-20 grame në ditë. Aksidenti vaskular parandalohet duke konsumuar çdo ditë polen. Gjithashtu, ai ndihmon në rregullimin e funksionimit të tubit tretës dhe përmirësimin e hemorroideve dhe sëmundjeve të venave. Përmbajtja e lartë e vitaminave, enzimave, ndihmon në stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura në vit, secila nga një muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretës, rregullon punën dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet të përdoret edhe në raste diarreje, ose infeksione të tubit tretës. Kura për ketë është e shkurtër, 7-14 ditë, një luge e vogël para ushqimit.

Reumatizma. Përveç trajtimit të gjatë të shoqëruar me ushqim të pasur në fruta dhe perime për ketë sëmundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 ditë secila.
Rezultate shumë të mira kuruese poleni ka dhënë si në formën kronike edhe akutë të adenomit të prostatës. Gjithashtu, ai rrit edhe potencën. Për ketë rekomandohet një trajtim i gjatë (minimumi 60 ditë), me 10 grame në ditë, të kombinuara me qumësht bletë (100 mg në ditë).

Depresioni dhe lodhja nervore. Konsumimi për 3 muaj i polenit çon në përmirësimin e tonusit të brendshëm dhe mendimeve depresive. Poleni ul varësinë ndaj alkoolit. Për ketë ai duhet të konsumohet 15-30 grame (1-2 luge) në ditë, kura zgjat 30 ditë me 15 ditë pushim, me pas mund të filloni një kure tjetër. Ndihmon në funksionimin e tubit tretës, djegien e kalorive. Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe në dietat për shëndoshje, sepse përmirëson oreksin.

Arterioskleroza, kolesterina e rritur, probleme me qarkullimin e gjakut në tru. Në këto sëmundje poleni ka aftësi kuruese nëse konsumohet rregullisht. Merret i përzier me mjaltë, sipas dozave të përshkruara të metodat e marrjes. Anemia, për ketë sëmundje poleni ka dhënë rezultate shumë të mira nëse konsumohet për një kohë të gjatë dhe i shoqëruar me qumësht bletë dhe mjaltë.

Efekte të mira kuruese poleni ka dhënë edhe për kurimin e verdhëzës si dhe për gjenerimin dhe tonifikimin e lëkurës.
Kanceri në mitër dhe në gjoks. Përmirëson simptoma dhe forcon imunitetin. Këshillohet të përdoret 10-20 grame në ditë.

Në këto 10 vitet e fundit është rritur numri i personave që kanë alergji nga poleni. Për ketë arsye konsumimi i tij duhet bërë me kujdes, në sasi të vogla (për here të parë një maje thike). Kjo sasi e vogël përdoret për disa ditë për të parë nëse ekziston alergji.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00393104553223
    array(1) { ["section"]=> string(64) "nese-semureni-shpesh-poleni-i-luleve-mund-te-jete-shpetimi-33149" }