INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse partneri ka këto tre karakteristika, lidhja juaj ka për të qënë e suksesshme

Nëse partneri ka këto tre karakteristika, lidhja juaj ka për të qënë e suksesshme

Publikuar më: 16:02 19-07-2017

Të jesh me një partner është e thjeshtë, por të jesh pranë partnerit të duhur për një marrëdhënie afatgjatë, është shumë e vështirë.

Trim Urban (autor i shumë librave të suksesshëm dhe themelues i sajtit WaitButWhy) tregon se suksesi i një marrëdhënieje e ka burimin në tre pika kyç ku duhet të mbështetemi për të kuptuar nëse partneri ynë është ideali për ne.

Testi i trafikut

Një jetë e pavarur përfundon me vdekje të vetmuar: Kam frikë për mamin tim..
Lexo më shumë
Trim Urban shpjegon se nëse partneri tregon se është i aftë të kalojë testin e trafikut, kjo vlen edhe në një marrëdhënie dashurie. Do të thotë se ia del të jetë mirë së bashku me ty edhe i mbyllur në makinë, në mes të trafikut, për shumë kohë. Do të thotë që nuk mërzitet, arrin të komunikojë si zakonisht dhe në këtë pikë keni 4 pika të përbashkëta: sens humori, aftësi për t’u argëtuar së bashku, respekt për mënyrën e të menduarit të tjetrit dhe shumë interesa të tjera të përbashkëta.

Të ndiheni si në shtëpi

Me kë hëngri drekë Astrit Patozi sot?
Lexo më shumë
Imagjinoni sikur t’ju duhet të qëndroni 12 orë në një karrige: instinktivisht do të zgjidhnit pozicionin më komod. Kështu ndodh edhe në një raport ose në një martesë. Kur duhet të bësh diçka për një periudhë afatgjatë, është e rëndësishme të kesh komoditet. Sikletet mes jush dhe partnerit mund të bëhen një burim pakënaqësie nëse zgjaten në kohë. Për t’u ‘ndier në shtëpi’ duhen ndjekur disa pika kyç: besim dhe siguri (sekretet janë të ndaluara në këtë raport), kimi natyrore, pranim i të metave të tjetrit (partneri juaj ka defekte, por edhe ju keni, nuk ekziston kurrë një raport perfekt) dhe një atmosferë pozitive.

Punë e palodhur

Për të pasur një marrëdhënie të mirë, afatgjatë, duhet shumë punë. Një marrëdhënie nuk është kurrë një punë part-time, është 24 orë në 24. Dhe çfarë duhet? Komunikim (tingëllon banale, por ka shumë çifte që nuk kanë dialog), njehsim (nevojat e njërit duhet të jenë prioritet për tjetrin) dhe grindje (grindjet bëjnë mirë nëse janë ‘të mira’: kur një çift është ia del të diskutojë si duhet, do të thotë se arrin të shkarkojë tensionet, të dëgjojë dhe të mbajë afër tjetrin).

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996