INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse në foto ke mbyllur sytë, Facebook ofron një zgjidhje....

Nëse në foto ke mbyllur sytë, Facebook ofron një zgjidhje....

Publikuar më: 11:58 20-06-2018

Nuk kanë të sosur të rejat që zbulon çdo ditë teknologjia dhe ne do të dukemi edhe më perfekt në foto.

Këtë herë Facebook, do të na japë mundësinë të korrigjojmë fotot, ku ne pa dashje kemi dalë me sytë mbyllur.

Skuadra e rrjetit social, ka krijuar një mjet të ri teknologjik të quajtur ‘in painting’, i cili zëvendëson sytë e mbyllur duke bërë që ata të duken sikur kanë qënë të hapur. Por pa frikë, modifikimi do të duket krejt natyral.

Inxhinierët përpunuan një sistem  të quajtur Generative Adversarial Network, i cili automatikisht korrigjon sytë e mbyllur.

Dy sisteme neutrale do të njohin sytë e përdoruesit dhe do t’i rikrijojnë duke u bazuar në një koleksion imazhesh, të personave të cilat kanë dalë foto me sytë hapur. Po ashtu, mblidhen të dhëna edhe për ngjyrën e lëkurës, formën e syve në mënyrë që ato të retushohen në pamjen tuaj.

Specialistët gjatë studimit të tyre u treguan realiste, duke thënë se teknika inpainting, jo gjithmonë rezultoi e suksesshme. Sidomos kur u ndeshën me personat që mbanin size apo ata kishin një stil të veçantë flokësh.

Megjithatë ende nuk është e qartë se kur Facebook do të publikojë teknologjinë e re. Rrjeti social duhet ende të zgjidhe disa pika kyce: si do të përdoret teknologjia, po nëse do të kërkojë të dhëna për përdoruesit?

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559