INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse kërkoni të jeni me patjetër të suksesshëm, kini parasysh këto 3 gjëra

Nëse kërkoni të jeni me patjetër të suksesshëm, kini parasysh këto 3 gjëra

Publikuar më: 13:17 02-10-2017

Henry Ford një herë tha:

“Nëse mendoni që mundeni, apo nuk mundeni, zakonisht keni të drejtë.”
Ishte thjesht një nga thëniet e Fordit dhe ai ka thënë shumë. Por, pas më shumë se 70 viteve nga vdekja e tij, një projekt kërkimesh i financuar nga Fondacioni i Shkencave Kombëtare tregon një sërë provash që e mbështesin këtë teori.

Kërkimi u përqendrua në studentët e kolegjit, veçanërisht në faktorët e studimit që i bënin më të prirur drejt të mësuarit, të vazhduarit të shkollës dhe përfundimit të saj. Tre zbulime sëbashku konkluduan në atë që quhet rregulli i Henry Ford: Të mësosh të besosh te vetja dhe aftësitë, sipas studimeve empirike, ju bëjnë më të prirur të keni sukses.

Në vijim gjeni përfundimet e studimit dhe mësoni si t’i përdorni për të përmirësuar jetën.

Jo thjesht një studim: një studim i studimeve.

Projekti i financuar nga NSF përfshiu 12 psikologë, doktorë të universiteteve dhe mjeshtra të mendimit, të cilët rishikuan raportet e rreth 61 studimeve eksperimentale mbi studentët e kolegjeve dhe suksesin.

Raporti zbuloi tre faktorë kryesorë që parashikuan arritje më të mëdha në të gjitha disiplinat dhe pavarësisht nga ndikues si rezultatet e testeve të nxënësve ose statusi socio-ekonomik. Faktorët përfshinin:

1. Zhvillimin e ndjenjës së përkatësisë.

Ky faktor i parë ka të bëjë me shkallën në të cilën studentët besojnë se “i përkasin kolegjit, përshtaten mirë dhe janë të integruar në shoqëri”, sipas një përmbledhjeje që citoi një nga bashkëautorët e studimit, Fred Oswald, një profesor i psikologjisë Në Universitetin Rajs. Nga 61 studimet e përfshira, më shumë se 50 zbuluan se thjesht ndjenja sikur i përkisnin shkollës kishte një ndikim pozitiv në notat e nxënësve.

2. Mundësimi i një “mentaliteti të rritjes”.

Lexuesit e rregullt të kësaj kolone do të dinë se ne jemi të gjithë rreth mentalitetit të rritjes. Përqafimi i besimit se inteligjenca nuk është një atribut fiks, që mund të forcohet përmes përdorimit si një muskul, kishte një ndikim të fortë në suksesin e nxënësve. Nga 61 studime, 75% kanë zbuluar se përqafimi i një mentaliteti të rritjes, përmirëson ndjeshëm rezultatet e studentëve.

3. Të ketë qëllime dhe vlera personale të artikulueshme.

Së fundmi, 83% e studimeve, zbuluan se studentët që përqafuan “qëllimet personale dhe vlerat që i perceptojnë të jenë të lidhura drejtpërdrejt me arritjen e një të ardhmeje,” prireshin të ishin të suksesshëm. Përsëri, rezultati u mat në krahasim me rezultatet e studentëve.

Vetëm sepse këta tre faktorë kanë kuptim për ne nuk do të thotë domosdoshmërisht se jemi të aftë në zhvillimin e tyre.

Pra, si mund ta arrini këtë qëllim? Çelësi është që me të vërtetë t’i besoni këta tre faktorë – dhe mendohet se një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë shkrimi i tyre.

Sipas Oswald, studimet në projektin NSF shpesh përfshinin ushtrime praktike që studentët mund të përdorin për të përmirësuar ndjenjën e tyre të përkatësisë, përqafimin e tyre të një mentaliteti të rritjes dhe aderimin e tyre në vlerat bazë. Një “gjetje e jashtëzakonshme”, sipas studimit, ishte shkalla në të cilën “shkrimi i tyre përmirëson mentalitetin e brendshëm dhe ndërpersonal”.

Për shembull, studentët që u është kërkuar të “shkruajnë për rëndësinë e temave të kursit në jetën e tyre ose në jetën e një anëtari të familjes ose të një shoku të ngushtë” panë zhvillim pozitiv. Një ilaç tjetër përfshiu atë që tingëllon si një manipulim i mëshirshëm, duke i bërë studentët të ndihen më shumë në shtëpi nëpërmjet këtyre historive dhe reflektimeve. “Vështirësitë shoqërore janë po aq të zakonshme sa edhe të përkohshme”.

Ta themi thjesht, duke i shkruar ato në një mënyrë që thekson se të gjithë ndihen jashtë vendit ndonjëherë dhe se shumica prej nesh arrijnë ta kapërcejnë atë, do ta përmirësojë situatën. Dhe kjo sugjeron që bërja e një përpjekjeje të ndërgjegjshme për të shqyrtuar këto besime, ndoshta me anë të ditarit ose ushtrimeve të tjera me shkrim, mund të ndihmojë në zhvillimin e tyre.

Siç ka thënë dikur shkrimtari Flannery O’Connor, “shkruaj sepse nuk e di se çfarë mendoj deri sa të lexoj atë që them”./pikkom/

Article Logic
Execution time: 0.003303050994873