INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni një nga këto 5 aroma të këqija të trupit, shëndeti juaj është në rrezik

Nëse keni një nga këto 5 aroma të këqija të trupit, shëndeti juaj është në rrezik

Publikuar më: 14:09 14-09-2017

Nëse sapo keni mbaruar stërvitjen apo keni ngrënë një hamburger me shumë qepë dhe salcë me hudhra, gjasat janë që të kundërmoni një erë të shpifur, që vihet re sapo hyni në dhomë. Në shumë raste, një dush i shpejtë, hedhja e një deodoranti apo larja e dhëmbëve mund t’ju shpëtojë nga kjo situatë e sikletshme. Por, në raste të tjera nuk është kaq e thjesht. Kjo sepse era e trupit mund të jetë edhe një shenjë paralajmëruese e ndonjë sëmundje. Sipas një studimi suedez, disa sëmundje mund të prodhojnë një erë të veçantë, shumë të shpifur. Këto 5 aroma të trupit nuk duhet t’i injoroni kurrsesi, pasi paralajmërojnë për një problem serioz të shëndetit.

FRYMË ME SHIJE FRUTASH TË KALBURA (ACID) – SIMPTOMË E DIABETIT

Nëse fryma juaj ka erë të ngjashme me frutat e kalbura në acid, mund të vuani nga një formë e diabetit e quajtur ketoacidosis diabetik (DKA). Kjo është më e shpeshtë tek njerëzit që vuajnë me diabet të tipit 1, por nuk përjashtohen as ata me diabet të tipit 2. Ja çfarë ndodh në këtë rast: Trupi nuk krijon energjinë e nevojshme për të funksionuar siç duhet, prandaj fillon të zbërthejë acidet yndyrore për energji. Kështu formohen substanca kimike acidike të quajtura ketone në gjak. Një nga acidet kryesore, aceton (i njëjti përbërës që gjendet tek heqësi i manikyrit tek thonjtë) mund të lërë një aromë acidi apo fruti të kalbur në frymëmarrjen tuaj. Mund të mos e vëreni atë, derisa dikush t’jua diktojë. Ndërsa mjekët mund ta nuhasin menjëherë.

ERË TË KEQE TË KËMBËVE: INFEKSION MYKOTIK I KËMBËS

Nuk largohet era e keqe e këmbëve edhe pse i lani këmbët dhe i ndërroni çorapet shpesh? Duhet të fajësoni infeksionet fungale. Nëse lëkura përreth gishtave është e thatë, e plasaritur, e skuqur apo me flluska, mund të keni infeksion mykotik të këmbës. Kjo shkaktohet nga bakteret dhe myku i formuar në lëkurë dhe gishtat e këmbëve, si pasojë e lagështirës.

JASHTËQITJA ME ERË TË RËNDË – SIMPTOMË E INTOLERANCËS USHQIMORE

Në rastet kur zorra e hollë nuk prodhon mjaftueshëm sasi të një enzime të quajtur laktazë, ajo nuk mund të tresë laktozën, një lloj sheqeri që gjendet tek produktet e qumështit, shkruan Shendeti. Prandaj, zorra e hollë e kalon laktozën direkt në zorrën e trashë, në vend të qarkullimit të gjakut, dhe fermentohet nga bakteri i zorrës. Kështu mund të shkaktohet era e rëndë tek jashtëqitja, fryrja e barkut dhe gazra me erë të keqe.

ERA E RËNDË E URINËS – SIMPTOMË E NJË INFEKSIONI URINAR

Infeksionet e traktit urinar mund të shkaktojnë një erë të rëndë dhe shumë të keqe të urinës. Kjo ndodh pasi bakteret, sidomos bakteri E. coli, hyn në traktin urinar dhe uretrën. Më pas ato shumëfishohen në fshikëzën e urinës.

ERA E KEQE E GOJËS – APNEA E GJUMIT

Nëse ju vjen erë e keqe nga goja çdo mëngjes, edhe pse i lani dhëmbët rregullisht, mund të sinjalizojë për probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit. Në këtë rast merrni frymë me gojë dhe jo me hundë, dhe shkakton tharje të gojës dhe gërhitje. Është mirë që apnea e gjumit të diagnostikohet herët, pasi lidhet me sëmundje të tjera, si diabet tension i lartë i gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Article Logic
Execution time: 0.00354290008545
array(1) { ["section"]=> string(86) "nese-keni-nje-nga-keto-5-aroma-te-keqija-te-trupit-shendeti-juaj-eshte-ne-rrezik-36804" }