INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni këto 15 karakteristika, keni inteligjencë të lartë emocionale

Nëse keni këto 15 karakteristika, keni inteligjencë të lartë emocionale

Publikuar më: 10:55 18-04-2017

Inteligjenca emocionale është aftësia për t’i identifikuar dhe kontrolluar emocionet e tua dhe emocionet e të tjerëve.

Thuhet se kjo lloj inteligjence është shumë më e rëndësishme se sa inteligjenca standarde.  Kjo ndodh sepse  t’i kontrollosh emocionet e tua është më vendimtare se sa të jesh shumë i mençur. Sipas hulumtimit të fundit të Tony Robbins,  janë gjithsej 15 shenja të cilat tregojnë nese një person ka inteligjencë emocionale:

1.Ju keni një  fjalor të pasur me fraza emocionale
Sa më shumë fjalë specifike që përdorni për t’i përshkruar emocionet tuaja, aq më shumë e aq më mirë jeni në gjendje ta kuptoni veten se si po ndiheni, çka ju ka shkaktuar atë emocion dhe çfarë duhet të bëni për ta eliminuar atë problem.

2. Ju jeni kurioz për njerëzit që nuk i njihni
Të mençurit emocionalë janë kurioz për çdokënd rreth tyre. Në fakt, njerëzit që pyesin më shumë për dikënd pasi që janë njoftuar për herë të parë, duken si më të ndjeshëm dhe më të kujdesshëm për nevojat e të tjerëve.

3. Ju nuk frikësoheni nga ndryshimet në jetë
Një shenjë më tepër e personave me inteligjencë emocionale, është aftësia e tyre për tu përshtatur me secilin ndryshim. Nese ti je ai person që tërë kohën mendon se çka do të ndodhte nese do të ndryshonte diçka në jetën tënde dhe i mendon po ashtu edhe veprimet qe do t’i bëje në  ato raste, atëherë ti je njeri me një kapacitet të lartë të inteligjencës emocionale.

4. Ti i njeh pikat e forta dhe dobësitë e tua
Inteligjentët emocionalë janë njerëz që e dinë se në cilën sferë janë shumë të mirë e në cilën jo dhe aq të mirë. Këta njerëz e bëjnë të pamundurën që ti përdorin pikat e tyre të forta kundër dobësisë së tyre.

5.I kuptoni të tjerët
Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale gjithmonë e kuptojnë se çka të tjerët ndjejnë ose mendojnë. Kështu që nese ju jeni një person që i lexon njerëzit si një libër,  atëherë  jeni  i jashtëzakonshëm.

6.Ti nuk hidhërohesh lehtë dhe nuk mban mëri ndaj njerëzve
Të jesh i aftë t’i kthesh me pozitivitet edhe situatat negative në jetë është një aftësi që e kanë njerëzit me EQ të lartë. Këta njerëz ndonjëherë madje e thumbojnë vetën me shaka dhe nuk lejojnë asnjëherë që situatat e palakmueshme të jetës t’i vendosin në pozitë të vështirë.

7.Jeni në gjendje ta kontrolloni veten tuaj
Nese jeni në gjendje t’i mbani mendimet e juaja për vete e mos t’i përdorni në situata të rënda vetëm sa për të fituar një argument, atëherë keni përqindje të lartë të inteligjencës emocionale. Njerëzit e tillë e dinë gjithmonë kur duhet të thonë “jo” dhe t’i evitojnë frazat si “nuk mendoj që mundem” ose “ nuk jam fort i sigurtë”.

8.Nuk keni frikë të bëni gabime në jetë
Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale nuk do të ndalojnë qëllimet e tyre për shkak të gabimeve të së kaluarës. Ata i shohin gabimet e tyre si mësim për projektet që do të vinë më pas.

9. Ti jep dhe nuk pret asgjë në këmbim
Inteligjentët emocionalë i vlerësojnë shumë lidhjet me njerëz dhe mundohen ta japin më të mirën e tyre që t’i bëjnë njerëzit e lumtur . Kjo është arsyeja pse ata gjithmonë japin dhurata dhe nuk presin asgjë në këmbim.

10.I largoni nga jeta juaj njerëzit negativë
Njerëzit si ju asnjëherë nuk bëhen nervoz nga njerëzit negativë dhe nuk lejojnë që negativiteti i tyre të ndikojë te pozitiviteti i tyre.

11. Ju nuk e kërkoni perfeksionin
Njerëzit me EQ të lartë nuk e kërkojnë asnjëherë perfeksionin sepse ata e dinë se ai nuk ekziston. Ata kurrë nuk heqin dorë nga ajo që duan dhe gjithmonë i thonë vetes “ po unë mund ta bëj këtë”.

12. Ti e çmon shumë atë që ke
Cilësi e njerëzve me EQ të lartë është se ata gjithmonë janë falënderues për gjërat e mira në jetë.

13. Ju dini se si të pushoni
Nese mendoni se të punuarit 24/7 është rruga për tek suksesi, gaboheni rëndë. Të punuarit pa pushim do të ju bëjë më pak produktiv dhe shumë të stresuar. Kështu që sigurohuni që gjithmonë të keni pushime të shkurtra gjatë punës tuaj.

14. Nuk e konsumoni shumë kafeinën dhe bëni gjumë sa duhet
Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale e dinë se nese nuk bëjnë gjumë aq sa duhet dhe pinë kafe do të bëhen më shumë nervoz dhe do të ndihen të lodhur e të pakoncentruar. Për këtë arsye, ata kurrë nuk e nënvlerësojnë rëndësinë e gjumit të mirë, sepse kjo iu ndihmon atyre për kujtesë të mirë,  sfida e përvoja të reja gjatë ditës.

15. Nuk e lejoni askënd t’ua shkatërrojë ditën tuaj
Njerëzit me EQ të lartë janë specialist të lumturisë së tyre. Nese këta njerëz ndihen mirë me një punë që e kanë bërë, ata nuk do të lejonë që mendimi i dikujt t ‘ua ndryshojë atë mendim. Kjo ndodh sepse kanë shumë vetëbesim

Article Logic
Execution time: 0.0043239593505859