INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse grabitësi Murataj nuk do vritej vështirë se do të njihej. Ja ndërhyrjet plastike që kish bërë në fytyrë...

Nëse grabitësi Murataj nuk do vritej vështirë se do të njihej. Ja ndërhyrjet plastike që kish bërë në fytyrë...

Publikuar më: 09:51 11-04-2019

Detaje të reja janë zbuluar për Amir Muratajn, që mbeti i vrarë në Rinas, pas grabitjes së miliona eurove. Hezitimi i policisë për të dhënë identitetin e viktimës lidhej me faktin se Murataj kishte kryer disa ndërhyrje estetikë në fytyrë.

Murataj kishte bërë operacion hundën, ndryshuar mjekrën dhe mbjellë flokët në pjesën e pëparme të fytyrës, që e bënin të mos ngjante aspak me fotografinë që zotëronte policia, ka deklaruar gazetarja Klodjana Lalaj.
Që në fillim, policia ka pasur dyshime se Murataj mund të kishte qenë anëtar apo pjesëtar i grupit të grabitësve por kur është bërë këqyrja e kufomës nuk është gjetur ngjashmëri. Edhe kur janë marrë shenjat e gishtërinjve me aparaturën e ALEAT janë nxjerrë vetëm 5 elementë, ndërkohë që duhet të ishin 8 elementë që përputhen.

Viktima u identifikua mëngjesin e të mërkurës nga bashkëshortja dhe vëllai, ndërkohë që trupi i viktimës është ende në morg pas kërkesës së Prokurorisë, shkruan 360gradë.al

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506