INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse bëni këto 3 gjëra, të tjerët do duan të jenë si ju. Nxitoni!

Nëse bëni këto 3 gjëra, të tjerët do duan të jenë si ju. Nxitoni!

Publikuar më: 12:40 04-07-2018
Nëse ndiheni mirë me veten tuaj, kjo  ju bën më tërheqës për të tjerët.
Nëse e doni veten, marrëdhëniet bëhen më të lehta dhe më spontane. Ju nuk e kaloni kohën tuaj duke menduar çfarë të tjerët mendojnë për ju.
Sipas intv.al, ja cilat janë gjërat që nëse i bëni, të tjerët do duan të jenë si ju:
1. Mos e merrni veten shumë seriozisht
Ju nuk duhet të jeni të përkryer për të pasur marrëdhënie të forta.  Natyrisht, është e rëndësishme të lidheni me njerëz jo toksikë. Nëse jeni përballur  me kritika të vlefshme ose të pavlefshme, shikoni nëse mund të qeshni me veten. Në fund, sipas intv.al të tjerët nuk ju përcaktojnë dot, pavarësisht se çfarë thonë.
2. Bëni gjënë e duhur
Nëse luftoni me vetëbesim, ka gjasa që të kërkoni miratimin e të tjerëve. 
Pasiguria juaj mund t'i largojë njerëzit. Në vend të kësaj, bëni gjënë e duhur për veten tuaj, për të tjerët dhe për shoqërinë në përgjithësi. Jini bujar me  njerëzit në jetën tuaj. Ju duhet të : dëgjoni, mbështesni dhe të jepni vëmendjen tuaj
3. Jetoni për veten tuaj
Ju humbni kohën e çmuar duke vrarë mendjen se çfarë mendojnë të tjerët. Merrni nga jeta atë që dëshironi. Pyesni veten: Çfarë më sjell lumturi? Çfarë do të më pëlqente të bëja në këtë jetë? Pastaj  mendoni për zgjedhjet tuaja dhe filloni të jetoni për veten tuaj.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107